Publikimi i një databaze me targat e 530 automjeteve të shqiptarëve ngriti dyshime mbi sigurinë e tyre, por hodhi dritë mbi llojet dhe vlerat e makinave që përdorin shqiptarët.
Skandali i rrjedhjes së këtyre të dhënave kaq sensitive, përveçse tregoi brishtësinë e institucioneve që i ruajnë ato, tregoi edhe anën tjetër të medaljes, miliona para të shpenzuara për një mjet të vetëm.
Nga vëzhgimi i databazës, rezulton se shqiptarët shpenzojnë shumë për një automjet, pasi në garazhin e tyre, por edhe në rrugët e Tiranës janë makina që vlejnë qindra-mijëra euro.
Në Shqipëri ka 16 “Ferrari”, 8 “Rolls-Royce”, 37 “Bentley”, 45 “Lamborghini”, 2 “McClaren” dhe disa lloje të tjera të veçanta. Çmimet e makinave që kalojnë në rrugët e vendit dhe kanë pronarë shqiptarë arrijnë një çmim deri në 300 mijë euro.
Rama shpesh përdor si kryeminister i vendit një GMC Yunko tip i mesëm
Një nga llojet më të shtrenjta të “Mercedez Benz” është varianti “Benz sclass 63 GLE AMG”, të cilin e kanë në përdorim plot 22 shqiptarë.
Ndër personazhet e njohura janë deputeti i Partisë Socialistë Arben Pëllumbi dhe gazetari i njohur Arjan Çani, si dhe Agim Çako, pronar i një kompanie nafte.
Ai ka nën pronësi edhe disa mjete të tjera superluksoze: 2 “Mercedez-Benz 63 AMG”, 1 “Audi A8 L” version luksoz dhe një “Mercedez S500”. Ai u akuzua në fillim të 2020-ës dhe u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehje e të ardhurave”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve”.
“Rolls-Royce” është një tjetër makinë e shtrenjtë, të cilën e disponojnë 8 persona, çmimi i së cilës është i kripur për xhepin e shumë qytetarëve.
Mes tyre janë emra të njohur si Lori Hoxha dhe gruaja e biznesmenit Ylli Ndroqi, Mimoza Ndroqi, si dhe biznesmeni Mark Luli dhe 5 të tjerë.
“Lamborghini” është nga mjetet e preferuara pasi kanë paguar dhe e kanë nën pronësi plot 45 qytetarë shqiptarë. Duke iu referuar të dhënave të publikuara, ky mjet preferohet dhe ka shumicën e pronarëve biznesmenë, të cilët mesa duket, kanë gjetur atyre rehatinë, për të cilën kanë paguar miliona.
Mes tyre është një pronar medieje kombëtare. Një detaj interesant i kësaj liste me makina të shtrenjta është se ato nuk zotërohen vetëm nga biznesmenë të cilët i kanë mundësitë të investojë shuma marramendëse parash për të blerë një makinë, por edhe nga njerëz me precedentë penalë apo të lidhur me botën e krimit.
Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri rezultojnë të jenë regjistruar 16 makina luksoze “Ferrari”, njëra prej të cilave është në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”.
Një tjetër “Ferrari” e disponon Bledi Haka, të cilin Policia e ka ndaluar dhe akuzuar në tetor të vitit 2019 për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ai rezulton të jetë përfshirë edhe në një ngjarje në vitin 2012, ku mbeti i plagosur me armë zjarri.
Biznesmeni nga Shkodra Kacjolin Zefi, me “Ferrari” ngjyrë të zezë, është dënuar me 8 vite e 8 muaj burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda me vendim të formës së prerë. Zefi u deklarua fajtor për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Kacjolin Zefi u arrestua nga Policia në datë 26 nëntor 2016, pasi u akuzua si pronari i 700 kg kanabis, që u sekuestruan në portin e Durrësit. Biznesmeni Kacjolin Zefi ka pretenduar se paratë e siguruara prej tij dhe pasurinë që ai disponon, e ka falë biznesit familjar të përpunimit dhe eksportimit të konfeksioneve dhe veshjeve me shumicë.