Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e futbollit. Futbollisti 23-vjeçar kroat, Marin Cacic ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak gjatë një seance stërvitore me klubin e tij, NK Nehaj. Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi në llogarinë zyrtare në Facebook.
Lojtari u dërgua në një spital aty pranë teksa mjekët e futën Çaçiqin në koma. Ata u përpoqën të bënin gjithçka që ishte e mundur për të, pa bërë asnjë përparim, derisa ai humbi jetën.
Mediat flasin për një lojtar me projeksion që e kishte nisur karrierën në kategoritë e ulëta të Rijekës. Pasi kaloi një sezon në Itali me Isernia në Serinë D, ai u kthye në Kroacinë e tij të lindjes për t’iu bashkuar NK Nehaj, klubi i tij i fundit.