Në këto kohë ai është një biznesmen i vogël, një sipërmarrës në lokalin që ndonëse quhet “Vila 31”, njihet më shumë si lokali i Tomkës. Sepse Enea Zhekun kështu vazhdojnë të njohin edhe sot e kësaj dite, ndonëse kanë kaluar shumë e shumë vite që nga ajo koha kur ai do të futej në shesh të xhirimit për të realizuar këtë rol, që do t’i jepte famë që në fëmijërinë e tij të hershme.
Atëherë fëmijë, ai do të ndjehej i përkëdhelur nga fati. Mbarësia do t’i vinte që në vitin 1978, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e zgjodhi për filmin “Lulëkuqet mbi mur”.
Një vit më pas, Viktor Gjika do ta merrte për filmin “Njeriu me t op” e në këtë kohë do të zgjidhej dhe për rolin kryesor të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, pra për rolin e Tomkës që do ta bënte të famshëm, ndërsa ai ishte ende nxënës në klasën e shtatë.
Enea Zheku ishte ndërgjegjësuar nga dy eksperiencat e para se ç’do të thoshte të bëheshe pjesë e një filmi. Ndaj në ditën kur Xhanfize Keko kishte mbledhur fëmijët, po aq të njohur sa edhe ai në botën e filmit, e dëshironte me gjithë shpirt Tomkën.
Dhe kur fitoi konkursin që iu duk shumë i vështirë (sepse kishte rivalë të fortë), u ndje jo vetëm i gëzuar, por edhe disi superior ndaj të tjerëve. Ai do të ishte komandanti.
Enea e kuptoi shumë mirë rolin që po i kërkohej të bënte, aq sa do të mësonte shpejt ta luante bukur edhe jashtë sheshit të xhirimit. I gjendur gjithmonë në qendër të vëmendjes (sidomos pas shfaqjes së filmit
“Tomka dhe shokët e tij), i llastuar jo pak nga gjyshërit e tij dhe i preferuar nga regjisorët e njohur, Enea do të ndjehej shumë i rëndësishëm. Deri diku dhe i paprekshëm. Ndoshta prandaj, vite më pas, kur nuk do të ishte më fëmija të cilit mund t’ia falnin lehtë gabimet, jeta nuk do t’i vinte dhe aq e mbarë sa në fëmijëri.
Filli i kujtimeve të bukura për Enean u ndërpre me mbarimin e filmit “Një jetë më shumë”, të regjisorit Gezim Erebara. Pas tij nuk do të kishte më filma të tjerë. Shpirti i lirë dhe paksa rebel që ishte krijuar pak e nga pak brenda tij, nisi të nxjerrë krye më shumë në vitet e gjimnazit.
Aq sa emri Enea Zheku do të regjistrohej pothuajse në regjistrat e të gjitha gjimnazeve të Tiranës. Sapo përjashtohej nga njëra shkollë, e dërgonin tek një tjetër, derisa do të përfundonte në shkollën e natës.
Bëmat i mbeteshin atij, Tomkës. Shumëkush vazhdonte ta identifikonte si Tomkën djaloshin plangprishës. Enea ndjehej mirë prej kësaj nofke, e cila do ta ndiqte nga pas edhe në kohën kur arriti të hyjë në Akademinë e Arteve, ku do të ndjente për herë të parë dëshirën që të bëhej një aktor, ndërsa gjithçka kishte ndodhur më parë në shesh të xhirimit, nuk e kishte marrë dhe aq seriozisht.
Atje në Akademi, do të ndodhte mrekullia që nuk do të zgjaste shumë. Sepse që në vitin e pare, Enea Zheku do të përjashtohej sërish nga shkolla për “sjellje të këqija”.
Dë nimi i parë që mori ishte vetëm për një vit shkollor. Ndërsa në vitin e dytë, një tjetër dënim që do të merrte, po për sjellje jo të mirë, do ta përjashtonte përfu nd imisht. “Tomka” vazhdonte të ishte i mbrapshtë, ndaj jeta do t’i vinte gjithnjë e më e mbrapshtë.
Ne vitin 2013 interpreton ne filmin serial te regjisorit Besnik Bisha “Millenium”, prodhim i Televizionit Publik Shqiptar. Filmi ben fjale per nje ngjarje te vitit 1999, filmi thriller shtrihet nga vitet ’80 në 2000.
Sa i takon kastit te aktoreve, mes tyre dallon emra si Ndriçim Xhepa, Ervin Bejleri, Gezim Rudi, por edhe tri vajza bukuroshe: Olta Gixhari, Klea Huta dhe Eralda Hitaj, qe pa dyshim terhoqen vemendjen e publikut. Ky shkrim eshte botur me 2 dhjetor 2006 nga Gazeta Shqiptare: Ilustrimi me foto nga Aktoret Shqiptare.