osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Jeta ime si përrallë”, Guljelm Radoja zbulon të vërtetat dhe problemet

“Jeta ime si përrallë”, Guljelm Radoja zbulon të vërtetat dhe problemet

Askund tjetër nuk mund ta intervistoja Guljelm Radonë, veçse buzë detit. Në Durrësin që e mirëpriti pas shumë peripecish, për shkakun absurd se kishte një vjehërr të dënuar për politikë. Me këtë aktor të madh,

aq karakterial, që ka realizuar mbi 35 filma e me dhjetëra role në teatër, nuk mund të ishte një intervistë lineare, por e bazuar në kujtime. Jeta e aktorit me “sy gjarpri” që për shumë dekada, ka mbetur profili i punës, i të ndërtuarit vetë në bazë të talentit, i fisnikërisë mes shokëve dhe mirënjohjes mes kolegëve.

Intervistoi për Albanian Free Press, Juela Meçani / Keni kaluar shumë peripeci në karrierën tuaj, për shkak të “biografisë” së familjes së bashkëshortes. Si rezistuat në skenë?

Kur e futën vjehrrin tim për herë të dytë në bu rg, time shoqe e spostuan nga violinë e parë, në karrigen e dytë. Kishte ardhur një ekip, me Sofokli Lazrin në krye dhe panë koncertin. Siç ishte adeti asokohe, u ngritën të gjithë në këmbë duke bërtitur “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë” dhe unë prezantoja programin.

U spostova sepse udhëheqja do dilte, këta në krye dhe 26 veta nga pas. Njëri nga pjesëtarët nga udhëheqja ndalon tek unë e më thotë: “A je Guljelm Radoja. Si e ke nanën?”. “Mirë”,-ju përgjigja. “Po grun, po fëmijët?”-vazhdoi ai. “Mirë”,- përgjigjem përsëri. Më drejtohet në shkodranishte:

“A ta ka kastigu kush grun?”-Më pyeti, domethënë a ta ka ngacmuar njeri gruan. “Jo”-i thashë. “Në ta kastigon kush, dije se ke një mik që quhet Muho Asllani. Tungjatjeta!”- dhe iku.

Në atë kohë, Muho Asllani ishte sekretar i parë i Durrësit dhe anëtar i Byrosë Politike. Kjo, e dashur, është si ajo përralla e këpucarit me mbretin. I doli rrota e karrocës së mbretit. Këpucari e ndihmoi. Mbreti e pyeti se çfarë dëshironte këpucari nga mbreti. “Asgjë!”- u përgjigj këpucari.

“po më thuaj se unë jam mbreti”- këmbënguli mbreti. “Mirë pra, sa herë që të kalosh nga unë, do vish e do më thuash në vesh, ik mbushu!”- tha këpucari. Pra që të gjithë të mendonin se këpucari ishte konfident me mbretin e askush nuk do të guxonte ta ngacmonte.

Nga veriu në jug, jeta ju ka lidhur me disa qytete… Unë kam lindur në Shkodër, jam rritur te medreseja në Tiranë, u shkollova tek “Misto Mame”, të mesmen tek gjimnazi “Çajupi” ku kisha pedagogë shumë të mirë e ku u bëra aktori që jam sot.

Më pas Instituti i Lartë i Arteve ku njoha dhe bashkëshorten, me të cilën u fejuam të dy të rinj. Më kujtohet sekretari i partisë që më tërhoqi vëmendjen: “Je menduar mirë që je fejuar ti?”

“Po derisa u fejova, sigurisht që jam menduar mirë”-ju përgjigja me guximin djaloshar. “A e di ti që ke marrë për grua vajzën e armikut të popullit?”-m’u drejtua me nerv.

“Unë di që kam marrë për grua vajzën, e jo babën!”- replikova dhëmb për dhëmb. “Priti pasoja pra, Radoja”- mu përgjigj. Unë direkt e në Librazhd. Vajza ishte vetëm 17-ditëshe. Bashkëshortja ime ishte në vitin e dytë të Universitetit, ishte vetëm 19-vjeçare kur u bë nënë e unë 20-vjeçar kur u bëra baba.

Familja ime ishin të gjithë mekanikë, kishin mbaruar të gjithë “Harry Fullzin”. Baba shkoi trokiti tek ministri Thoma Deljana e ai i premtoi që në krye të një viti mua do më transferonte në Tiranë. “Fjalë ministri apo fjalë burri?”-e pyeti atë baba. “Fjalë burri!”- u përgjigj ai. Dhe ashtu ndodhi. Kishin kaluar vetëm 9 muaj kur u riktheva në kryeqytet.

Pavarësisht studimeve apo talentit, Tirana më largoi si aktor në teatër për shkak të biografisë. Më kërkuan në Korçë, më kërkoi Todi Lubonja. Por kisha frikë se mbesja në Korçë, pra shumë larg. Përfundova në Fier si regjisor estrade.

Nuk më joshte ajo punë që bëja, por si serioz në punë e bëra për tre vite. Më pas vazhdova në Durrës ku dhe qëndrova dhe arrita të xhiroj 26 filma vetëm në periudhën e komunizmit.

Nuk ju pranoi Tirana, por a u rikthyet aty ndonjëherë? Po. U riktheva, më shumë ishte një inat imi, një sfidë, një mllef. Por nuk duhet ta bëja, sepse gjeta një ambient të ndryshuar plotësisht. Kur një ministër i asaj kohe më shprehu dëshirën për të bërë një ceremoni për daljen time në pension, ju përgjigja: “Unë ceremoni? Po ju them që do të bëj atë që i kam thënë tim biri të bënte, kur u largua nga Shqipëria. Ik e mos e kthe më kokës pas! Kështu do të bëj dhe unë me teatrin.”

Kur më hoqën nga Teatri Kombëtar në 1969 ishte një ambient miqsh, ishte kënaqësi të rrije me Sandër Prosin, Prokop Mimën, Pandi Stillun, me njerëz të mëdhenj. Ndërsa në 1996 gjeta një xhungël. Kishte një urrejtje deri në vdekje për njëri-tjetrin. Imagjinoni, ishte dikush që kishte gëzim patologjik kur aktori Ndriçim Xhepa kaloi një sëmundje të rëndë e mund të humbte jetën. Deri këtu arrihej. Ky ambient nuk ishte më për mua.

Dhe si ndodhi që erdhët në Durrës? Në Durrës pata fat të madh, në teatrin “Aleksandër Moisiu” pata një boom që në rolin e parë. Ishte një inat i regjisorit Mihallaq Luarasit me teatrin, sepse durrsakët ishin si korçaret, të lidhur fort me njëri-tjetrin dhe shumë lokalistë. Sot kanë ndryshuar shumë gjërat.

Por asokohe nuk të pranonin kollaj. Vihej në skenë kryevepra e Fadil Paçramit, “Çështja e inxhinier Saimirit” dhe siç ishte procedura, bëhej kasti. Durrsakët “e vjetër” çohen e bëjnë diktat, thonë jo, duam një aktor durrsak. Mihallaq Luarasi i kundërshton me argumentin se ai ishte regjisori e se ai caktonte se kush luante rolin, e se do ta luaja unë. Dhe unë e luajta rolin me sukses.

Si erdhën kohët e filmit “Gjurma”, roli juaj i parë në film? Po. Një nder i madh që më bëri profesori im, i madhi Naim Frashëri. “Nuk të mbajta dot në Tiranë, por a ke dëshirë të luash në film?”-më tha. “Profesor, me këtë biografi, nuk bëhet dot, por do ishte kënaqësia më e madhe për një aktor.”- ju përgjigja.

“Atë e di unë! Ti seç ke diçka që do kesh sukses nëpër filma”- më tha Naim Frashëri. Dhe ashtu u bë, më mori me vete. Nuk e di as sot si ja doli, por arriti të më bënte të luaja në film.

Kjo puna ime ishte si ai djali që Dhimitër Anagnosti vendosi ta merrte në rolin e Gjinos, djali vlonjat vinte nga familje e persekutuar, por puna vajti deri tek “gjirokastriti” e Dhimitër Anagnosti o merrte atë o s’ka. Kujtoj me nostalgji se më morën me vete të flija me ta. Aktorët e mëdhenj të filmit, më quanin plaku i dhomës, se ndizja sobën që pa gdhirë, bëja kafenë, por më donin shumë.

Por ju mbaheni mend më shumë për filmin “Shtigje luf te”… Në vitin 1974, i jam shumë faleminderit regjisores Donika Muçi, që ka drejtuar shumë dokumentarë, për filmin “Shtigje lufte”. Ishte merita e saj që më drejtoi tek regjisori Pirro Milkani.

Është filmi ku marr 27 copë shpulla nga Timo Flloko. Kujtoj që rrinin grimierët me sfungjer e ujë të ftohtë, e unë që i thosha Timos, më gjuaj me shpullë pulsi e jo me krahë. Ato shpulla i kujtoj edhe sot. Në fakt, nisi pas një eksperimenti që doli fiasko që do bënte Faruk Basha, nata amerikane, pra të xhirohej natën me filtra dite. Ndaj unë hëngra shpullat e dy dublave. Hahahaha…

Si detaj skenik, sytë tuaj janë përdorur shumë, kujtoj filmin “Gjeneral Gramafoni… Ah po, ka një batutë aty “ka një vështrim prej gjarpri”. Nganjëherë aktori niset nga një detaj për të kapur, siç ne e quajmë, syrin e personazhit.

Pra ky ishte një italian mashtrues, një gjarpër. Kishte një zbulim gjenial aty të Vath Koreshit, dy anët e gramafonit. Detaje fantastike. Ai film ka një batutë “të rrezikshme”, të guximshme. “O popull, shumë gjëra bëhen, thuhen në emrin tënd…” fjala ishte për “gjirokastritin”. Pra në mënyrë të kamufluar tentohej të shpreheshin mendime antisistem, por kishte shumë rrezik.

Nuk harroj, aktorja Antoneta Papapavli, shkroi padashur në dërrasën e zezë të filmit në vend të “partia na dha lirinë” shkroi “paria na dha lirinë”. Nuk i harroj mbledhjet pa fund, “e ke bërë me dashje, kush është kjo pari që na dha lirinë”. Shpëtoi nga krushqia, pjesë e Komitetit Qendror, se rrezikonte shumë.