Thellohet skandali me publikimin pagave për shqiptarët. Ditën e djeshme ka dalë një listë tjetër e muajit prill, e cila ka 60 mijë emra më tepër se ajo e muajit janar.
Në këtë listë kanë dal në dritë shumë të dhëna interesante. Dy gazetarë të njohur si Fatos Lubonja dhe Andi Bejtja, vijojnë të paguhen nga kompania që kishte “Agon Channel”. Gazetari Andi Bejtja me pozicionin drejtor departamenti në televizion pranë “Agon Set”, paguhet me plot 1.849.028 lekë, thënë ndryshe 18 milion lekë pagë mujore.
Lista vijon me analistin Fatos Lubonja, që ka një pagë prej 640.529.000, ose 6 milion lekë dhe pozicionin e punës si këshilltar pranë Agon Set. Ndërkohë kjo listë ka zbuluar se në institucionet shqiptare ka shumë individë që punojnë në administratë dhe marrin thjesht një pagë. Kryeministri rezulton se ka me dhjetra këshilltarë që marrin paga stratosferike.
Po ashtu edhe ministrat dhe presidenti kanë këshilltarë që marrin paga mbi 1.5 milionë lekë të vjetra. Po ashtu, publikimi i database të pagave ka zbuluar se emri i vëllait të deputetit të PD Belind Këlliçi del si këshilltar i ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku.
Prej muajit maj të vitit të kaluar, ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckeinstein, është emëruar Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, aso kohe të kryeparlamentarit Ruçi, post që vijon ta mbajë edhe me Lindita Nikollën. Ai paguhet 153 mijë e 300 lekë.
Reagon kreu i PD Lulzim Basha
Ndërkohë, lidhur me skandalin e publikimit të pagave ka reaguar edhe lideri demokrat Lulzim Basha. Në një konferencë për shtyp, kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për skandalin e publikimi të pagave të mbi 694 mijë qytetarëve shqiptarë. Basha u shpreh, se kryeministri Edi Rama duhet që të jap dorëheqjen pas këtij skandali.
Ai e ka konsideruar skandalin e publikimit të pagave një skemë kriminale, duke theksuar se ndjesa e kryeministrit Edi Rama ishte sa për të kaluar radhën.“Pas arrestimit të ish-ministrit ka plasur një skandal tjetër që në çdo vend normal duhet të ishte pasuar nga dorëheqja e Ramës, ai jo vetëm që s’ka dhënë dorëheqjen por doli sot për të na shpjeguar se s’ishte problem i bravave të akshit.
Rama filloi me patronazhistët sistemin që ndërtoi në funksion të masakrës së 25 prillit. Të dhënat më sensitive të qytetarëve të marra nga Drejtoria e Tatimeve apo përmes të dhënave të tjera të aksesueshme nga qeveria në mënyrë të paligjshme ishin vënë në dispozicion të kryeministrit.
Skandali i rrjedhjes së të dhënave sa i takon të ardhura është konfirmim i skenës kriminale të krimit elektoral të ndërtimit të sistemit të ri të shtetit të sistemit të patronazhistëve. Rama e di këtë dhe kjo është arsyeja pse ka dalë t’i rimbrojë”, tha Basha.
Basha thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë
Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë këtë skandal. Ai theksoi, se ndaj organeve të drejtësisë ka një presion të madh politik për të mos hetuar deri në fund skandalin e publikimit të listës së pagave.
“I bëj thirrje SPAK, BKH dhe SHISH që të krijojnë infrastrukturën e nevojshme që personat përgjegjës për këtë skandal të vihen para drejtësisë, të arrestojnë dhe të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës. Informacionet pranë PD tregojnë për presion politik ndaj organeve të drejtësisë nga personat të përfshirë direkt në këtë skandal patronazhimi”, tha Basha.
Ja disa nga pagat e këshilltarëve në administratë
· Ylli Asllani, 153,300.00 lekë, këshilltar i presidentit
· Dedë Prenga, 153,300.00 lekë, këshilltar i presidentit
· Shemsi Prençi, 153,300.00 lekë, këshilltar i presidentit
· Spiro Koçi, 300.00, lekë këshilltar i presidentit
· Brunilda Paskali, 153,300.00 lekë, këshilltar i presidentit
· Genci Muçaj, 153,300.00 lekë, këshilltar i presidentit
· Flamur Gashi, 153,300.00 lekë, këshilltar i presidentit
· Bledar Dervishaj, 153,300.00 lekë, këshilltar i presidentit
· Dritan Hylli, 153,300.00 lekë, këshilltar i presidentit
· Ilda Zhulali, 153,300.00 lekë, këshilltar i presidentit
· Tedi Blushi,153,300.00 lekë, këshilltar i presidentit
· Odeta Barbullushi, 173,300 lekë Këshilltar i Kryeministrit
· Endri Fuga, 173,300.00 lekë këshilltar i Kryeministrit
· Marinela Lika, 153,300 lekë, këshilltar i kryeministrit
· Oljan Kanushi, 153,300 lekë, ndihmës i kryeministrit
· Dritan Palnika 153,300 lekë, këshilltar i kryeministrit
· Elora Kokalari 104,522 lekë këshilltar i Kryeministrit
· Besmir Gjokuta, 152,200.00 lekë, Ndihmës i Kryeministrit
· Ardit Drenova, 152,200.00 lekë, Ndihmës i Kryeministrit
· Aida Hasmeta,152,200.00 lekë, Ndihmës i Kryeministrit
· Kjara Adhami, 152,200.00 lekë, Ndihmës i Kryeministrit
· 153,300.00 lekë drejtor kabineti të zëvendëskryeministrit
· 148,840.00 lekë, këshilltar i zëvendëskryeministrit
· 143,800.00 lekë, këshilltar i zëvendëskryeministrit
· 147,010.00, lekë Koordinator zyre Kryeministri
· 142,162.00, lekë Koordinator zyre Kryeministri
· 146,334.00, lekë Koordinator zyre Kryeministri
· 101,986.00,l ekë Përgjegjës sektori Kryeministri
· 87,340.00, lekë Specialist i nivelit të lartë Kryeministri
· 78,384.00, lekë Specialist i nivelit të lartë Kryeministri
· 75,514.00, lekë Operator kompjuteri Kryeministri
· 75,016.00, lekë Sekretar administrate qeveritare Kryeministri
· 58,960.00, Përgjegjës zyre Kryeministri
· 142,640.00, Këshilltar i ministrit të Arsimit
· 139,100.00, Këshilltar i ministrit të Bujqësisë
· Kosta Barjaba Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit 153,300.00 lekë
· Knut Fleckeinstein 153,300.00 lekë, këshilltar i kryetarit të kuvendit
· Arben Çuko 153,300.00 lekë , këshilltar i kryetarit të kuvendit
· E. Koçi 153,300.00 lekë , këshilltar i kryetarit të kuvendit
· Komisioni Qendror Zgjedhjeve Tiranë, 153,300.00, këshilltar
· Ministria e Financave Tiranë 153,300.00, zëvendës ministër
· Ministria e Financave Tiranë153,300.00, zëvendës ministër
· Ministria e Financave Tiranë 153,300.00, zëvendës ministër
· Ministria e Financave Tiranë 153,300.00, zëvendës ministër
· Ministria Arsimit, Sportit dhe Rinisë,153,300.00, zëvendës ministër
· Ministria Arsimit, Sportit dhe Rinisë,153,300.00, zëvendës ministër
· Ministria Arsimit, Sportit dhe Rinisë,153,300.00, zëvendës ministër
· Ministria Arsimit, Sportit dhe Rinisë Tiranë ,153,300.00, zëvendës ministër
· 250.00 lekë, Sekretar i dytë në përfaqësi diplomatike
· 250.00 lekë, Sekretar i dytë në përfaqësi diplomatike
· 250.00 lekë, Sekretar i dytë në përfaqësi diplomatike
· 250.00 lekë, Sekretar i dytë në përfaqësi diplomatike
· 250.00 lekë, Sekretar i dytë në përfaqësi diplomatike