SHBA mund të lejojë kompanitë private të investojnë në Korenë e Veriut, ka thene Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Në një intervistë për Fox News të dielën, ai sqaroi se kjo do të kushtëzohej me denuklearizimit të plotë të vendit.
Ai tha se investitorët e SHBA mund të ndihmonin në ndërtimin e rrjetit të energjisë. Deklarata vjen pas udhëtimit të tij në Pyongyang javën e kaluar dhe përpara takimit të Presidentit Donald Trump me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në Singapor.
SHBA njoftoi ofertën e saj për të ndihmuar rindërtimin e ekonomisë së Koresë së Veriut të premten, por Pompeo tani ka dhënë më shumë detaje mbi propozimin.
“Do të jenë amerikanët që do të vijnë – amerikanët privatë, jo taksapaguesi amerikan – sektori privat amerikanët që vijnë për të ndihmuar në ndërtimin e rrjetit energjetik, që kanë nevojë për sasi të mëdha të energjisë elektrike në Korenë e Veriut”, tha ai.
Ai gjithashtu sugjeroi investime bujqësore, kështu që koreanet e veriut “mund të hanë mish dhe të kenë një jetë të shëndetshme”.
Pompeoi lëvdeoi eprorin e tij, Presidentin Trump.
“Asnjë President nuk ka qenë në gjendje ta pozicionojë Amerikën në atë mënyrë saqë udhëheqja koreano-veriore të mendonte denuklearizimin, duke i hapur rrugën mundësisë që Amerika të mos jetë e kërcënuar nga regjimi koreano-verior. Ky është synimi”, shtoi ai.