Drejtuesi i Zeni TV, Çim Peka i është përgjigjur Gazment Bardhit, pasi ky i fundit e ka përmendur në konferencën për shtyp duke thënë se koha e Çim Pekës dhe familjarëve të tij që ndërhynin në PD, ka marrë fund.
Ndërkohë, pas kësaj ka ardhur edhe reagimi epik i Pekës. Ky i fundit ka thënë se nuk merret me Bardhin, pasi ai dikur i bënte kafenë në shtëpinë e Lulzim Bashës.
“Sa herë i kam vajtur në shtëpi Lulzim Bashës, zbriste Gaz Bardhi dhe na bënte kafetë. Nëse kur vinte Basha te shtëpia ime na i bënte kafetë bashkëshortja ime e nderuar, te shtëpia e zotit Basha, na i bënte kafetë zoti Bardhi.”-tha Çim Peka.
Por enigëm është se çfarë funksioni ka patur Qimi që bënte vizita në shtëpi të Lulit “tetë a tetë”, ku Luli në mungesë të Anilës paska përdorur si shërbetore Gaz Bardhin. Shumë e çuditshme kjo lloj mardhënie, madje e pa shpjegueshme. Pritet që Çimi ta zbardhi axhendën e tij dhe se kush e dërgonte te shtëpia e Lulit.