Aktorja e njohur japoneze, Sayaka Kanda ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare. Sipas deklaratës në faqen zyrtare të aktores thuhet se ajo vdiq papritur të shtunën.
“Na vjen shumë keq që u japim një raportim të tillë të gjithë fansave që na mbështetën dhe të gjithë njerëzve që u kujdesën për ne. Ne ende nuk jemi në gjendje ta pranojmë vdekjen e saj dhe po përpiqemi ta përballojmë atë”, u tha në deklaratën e agjensisë së aktores.
Aktorja japoneze u gjet në zonën e jashtme të katit të 14-të të hotelit 22-katësh ku ajo po qëndronte. Sayaka u dërgua në spital ku u shpall e vdekur nga mjekët, sipas raportimeve të mediave lokale.
Lajmet gjithashtu theksuan se këngëtarja kishte vdekur pasi u transportua në spital dhe se policia po heton vdekjen e saj si një “vetëvrasje e mundshme”.