osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA paralajmëron reprezalje, sjell në Ballkan të dërguar special për luftën antikorrupsion, Yuri Kim mesazh politikanëve shqiptarë

SHBA paralajmëron reprezalje, sjell në Ballkan të dërguar special për luftën antikorrupsion, Yuri Kim mesazh politikanëve shqiptarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar lëvizjet për të goditur zyrtarët e korruptuar. Përveç shpalljeve “non grata” dhe sanksioneve financiare, SHBA ka vendosur të sjellë në Ballkan një të dërguar special vetëm për luftën kundër korrupsionit.

Qeveria amerikane do të emërojë Këshilltarin e Përhershëm Ligjor për Ballkanin, i cili do të punojë për të rritur kapacitetin e hetimeve, ndjekjen penale si dhe gjykimet në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë Veriore, Serbinë dhe Kosovën.

Sipas njoftimit të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, ky këshilltar do të operojë nga Zagrebi dhe ndihma do të fokusohet kryesisht në mashtrimin e prokurimeve publike, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar, dhunën me bazë gjinore si dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

“RLA do të përfaqësojë Ministrinë e Drejtësisë dhe OPDAT në zbatimin e aktiviteteve të asistencës teknike të financuara nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit për të rritur kapacitetin për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet që përfshijnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore dhe Serbinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se ky program rajonal do të përfshijë asistencë teknike, këshilla dhe ndihmë sa i përket hetimeve dhe ndjekjeve penale si dhe analiza për ligjet ekzistuese ose në pritje. Sipas njoftimit, i dërguari special për luftën kundër korrupsionit do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e tjerë si dhe do të punojë ngushtë me stafin e ambasadave amerikane të vendeve të ndryshme të Ballkanit.

“Ky është një program rajonal. Kjo do të përfshijë asistencë teknike dhe këshilla për hetimet, ndjekjet penale dhe vendimet e rasteve. Do të përfshijë gjithashtu analiza dhe këshilla për ligjet ekzistuese ose në pritje. RLA do të koordinojë dhe bashkëpunojë ngushtë me këshilltarët e tjerë, gjithashtu do të punojë ngushtë me stafin e ambasadave amerikane në vende të ndryshme të Ballkanit, thuhet në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

Reagon Yuri Kim

Nga ana tjetër ambasadorja e SHBA Yuri Kim foli dje për luftën ndaj korrupsionit në ceremoninë e certifikimit të hetuesve të BKH. Teksa falënderoi prokurorët e SPAK për punën e bërë, u shpreh se viti 2021 ishte një pikë kthesë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo tha se reforma në drejtësi nuk ka për të qenë e lehtë e shpejt dhe e përsosur por pika kyçe është që të ecësh përpara. Kim deklaroi se SHBA është e gatshme të vijojë bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë duke i nxitur dhe mbështetur në luftën kundër kriminelëve.

“SHBA do të falënderojë prokurorët e SPAK që po luftojnë kundër korrupsionit. Viti 2021 ka qenë me të vërtetë pikë kthese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe më shumë ndihmë është rrugës nga SHBA.

E themi shpesh, Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, kur të biem do të ngrihemi sërish, pika kyçe është që të ecësh përpara, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët. SHBA janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me ju. Duhet të jemi krenar për faktin se tani jeni duke u bërë tmerri i kriminelëve, heronjtë e fëmijëve. Ju jeni shpresa e vendit, për këtë ju falënderoj, ju mbështes dhe ju nxis”, deklaroi Kim.