osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A po e step Berishën mandati i arrestit? Ja si ish-kryeministri po shmang futjen në selinë e PD dhe blofi me kërcënimet

A po e step Berishën mandati i arrestit? Ja si ish-kryeministri po shmang futjen në selinë e PD dhe blofi me kërcënimet

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po shmang marrjen me forcë të PD.

Gjatë këtyre ditëve në korridoret e politikës ka pasur zëra se ish-kryeministri do të marrë me dhunë selinë e Partisë Demokratike, duke qenë se Lulzim Basha nuk lëshon pe dhe nuk hapë rrugë, ndërkohë që “pushtimin” e godinës së demokratëve e paralajmëroi edhe vetë Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur prej tij, kur tha se kreu aktual pas datës 18 dhjetor është vetëm një deputet i thjeshtë.

Por në dy raste që i është dhënë mundësia që të shkojë në selinë blu, Berisha dhe ushtarët e tij kanë bërë vetëm një shëtitje deri tek shkallët e saj dhe kanë lëshuar tek tuk edhe ndonjë deklaratë kërcënuese ndaj dyshes Rama-Basha, ndërsa më pas janë tërhequr me premtimin se do të rikthehen aty sa herë të duan, pasi ajo godinë iu përket atyre.

Mirëpo përpara kësaj situate dhe tërheqje të ish-kryeministrit, të gjithë i mundon vetëm një pyetje, se a i trembët Berisha arrestimit nga marrja me dhunë e selisë së PD? Gazeta gjatë këtyre ditëve e ka deklaruar se në Berisha ka refuzuar dhe është tërhequr nga plani i tij për të hyrë me forcë në selinë blu, sepse ka frikë se arrestohet.

Sipas ligjit, tentativa për pushtimin me dhunë të Partisë Demokratike përmban elemente të veprave penale të mjaftueshme që SPAK të procedojë penalisht Sali Berishën. Kështu që i frikësuar se mund të jetë subjekt i Prokurorisë së Posaçme, Berisha dhe besnikët e tij janë tërhequr nga skenarët për të marrë me dhunë selinë blu.

Madje kulmin e trembjes ish-kryeministri Berisha e ka treguar dje në tubimin e thirrur prej tij kundër Vuçiç, ku edhe pse kishte zëra se ai do ta orientonte turmën e protestuesve drejt godinës së PD, nuk ka ndodhur aspak kështu.

Sapo përfundoi protesta, protestuesit u shpërndanë, ndërsa Berisha shkoi në shtëpi dhe as guxoi që të shkonte në godinë e demokratëve, nga frika e një arrestimi të mundshëm, në rast se situata degjeneronte me dhunë. E gjitha kjo tregon se Berisha dështoi për të tretën herë që të shkojë e të marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike.

Protesta e Berishës

Por edhe pse Sali Berisha protestën e djeshme e thirri nën retorikën e nacionalizmit dhe populizmit, tubimi rezultoi një dështim, për shkak se kishte shumë pak protestues që iu bashkuan ftesës së tij, duke e lënë në një farë mënyre ish-kryeministrin në baltë. Madje Berisha u braktis edhe nga fqinji jonë motër, pasi asnjë emër i njohur nga Kosova nuk i është bashkuar atij. Në miting dje foli vetëm Melihate Termkolli.

Kjo e fundit ka qenë ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërsa nuk mban më asnjë post prej shumë vitesh. Pra duket se pavarësisht përpjekjeve të Berishës për t’i “prekur” shqiptarët me thirrje kundër Aleksandër Vuçiç dhe “Ballkanit të Hapur”, qytetarët në vendin tonë dhe ata kosovarë, por edhe partitë serioze apo intelektualët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk e kanë ngrënë këtë “karrem”.

Kështu që nisur nga këto detaje protesta e djeshme rezultoi dështim, pasi në tubimin kundër Vuçiçit, Berisha shoqërohej nga pak qytetarët dhe nga Flamur Noka, Erzen Breçani, Tritan Shehu, Albana Vokshi dhe së fundmi, edhe nga Ylli Manjani. Megjithatë, protestën e djeshme Berisha e shfrytëzoi për të sulmuar iniciativën “Ballkani i Hapur”, amerikanët dhe kundërshtarët e tij politikë në Tiranë si binomi Rama-Basha./ Rigels Seliman