Ish-kandidati për deputet i PS, Halit Valteri ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
Ai tha se as Basha as Berisha nuk duhet ta drejtojnë atë parti.
“As zoti Basha as Berisha nuk duhet ta drejtojnë atë parti, kemi zotin Këlliçi, zotin Shehaj që e tentoi diçka të tillë. Kemi zonjën Tabaku, zonjën Zhupa që e duan atë parti por thjesht nuk duhet të jenë kukulla të dikujt. Nuk mendoj se Basha nuk është më kukulla e Berishës.
Ato janë në mllef të dy personave që e kanë drejtuar partinë dhe janë marrë vesh për çdo aksion, ndërsa sot janë thyer dhe janë si dy të dashur që janë zënë dhe më pas vjellin vrer ndaj njëri-tjetrit”, tha Valteri i ftuar në Fax News.