osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Basha të mos qëndrojë më në zyrë”, Milaim Zeka zbulon qëllimin e vërtetë të protestës së Berishës: Ishte një gënjeshtër! Nuk u organizua kundër Vuçiç

“Basha të mos qëndrojë më në zyrë”, Milaim Zeka zbulon qëllimin e vërtetë të protestës së Berishës: Ishte një gënjeshtër! Nuk u organizua kundër Vuçiç

I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Milaim Zeka deklaroi se protesta e ish-kryeministrit Sali Berisha me përkrahje të Kosovës, ishte një gënjeshtër, ndërsa ka shtuar se qëllimi i protestës ishte për të marrë selinë e PD.

Zeka teksa ka folur për situatën e tensionuar në Shqipëri, shprehet se Lulzim Basha nuk duhet të qëndrojë më në zyrat e selisë blu, pasi sipas tij ai është shkarkuar me referendum.

Milaim Zeka: Gazetat serbe shkruanin sot se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha i ka kërkuar 100 burra Ramush Haradinajt, në Tiranë që t’i dalin përballë Vuçiç, dhe të gjithë e kuptojnë se kjo është një gënjeshtër e kulluar. Gënjeshtër 100% e kulluar është edhe iniciativa e Berishës për të organizuar gjoja një protestë kundër Vuçiç me përkrahje të Kosovë.

Qëllimi i kësaj proteste ishte marrja gati gati me dhunë e selisë së PD ku qëndronte Lulzim Basha, i cili de fakto nuk duhet të qëndrojë më në ato zyra, sepse juridikisht dhe moralisht, pas referendumit Basha nuk është më kryetar i PD. Ai është i shkarkuar dhe nuk ka asnjë legjitimitet, përpos të qenurit deputet i thjesht i kësaj partie.

Ndër të tjera Zeka thotë se politikanët nuk duhet të traumatizojnë brezat e rinj me fjalimet që mbajnë për interesat e tyre politike. Sipas Zekës politika po ‘terrorizon’ të rinjët, që si pasojë e kësaj zgjedhin të largohen.

Milaim Zeka: Prandaj të gjitha këto marrëzira ballkanike, kanë një emërues të përbashkët, gënjeshtrën përpara turmave të veta. Po të flasësh me serbët shprehen se janë populli më i përndjekur ballkanik, janë të deskriminuar, por në fakt janë serbët që kolektivitet që kanë kryer gjenocid në Bosnje, në Kosovë, dhe në Kroaci.

Serbët janë i vetmi populli në kontinentin evropian që mbi kurrizin e tyre mbartin gjenocidin kolektiv. 98% prej tyre kanë përkrahur luftën e Millosheviçit. Të njëjtën retorikë përdorin dhe shqiptarët. Këto marrëzira duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë.

Nuk duhet që për interesat tona politike të traumatizojmë brezat e rinj, të cilët si pasojë e këtij terrori psikologjik që ia bëjnë fjalimet e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Albin Kurtit, dhe të tjerëve, të rinjtë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni kanë vetëm një ëndërr, ëndrrën e largimit përfundimtar nga trojet e tyre.

Përsa i përket nismës “Ballan i Hapur, Zeka u shpreh: “Open Balkan’ nuk paraqet asnjë rrezik, për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Për Zekën i vetmi rrezik që e paraqet ‘Open Balkan” është rreziku i faktorit serb në Ballkan.