osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Çfarë e tremb Sali Berishën? Si u tërhoq dy herë nga marrja me forcë e PD dhe mesazhet për Ramën që të mos e pengojë zaptimin e selisë

Çfarë e tremb Sali Berishën?  Si u tërhoq dy herë nga marrja me forcë e PD dhe mesazhet për Ramën që të mos e pengojë zaptimin e selisë

Vendosmëria e Lulzim Bashës për të mos lëshuar karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike dhe frika nga darët e ligjit, ka venitur planin e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë me dhunë selinë e PD.

Ditët e fundit kanë qarkulluar zëra se Berisha dhe mbështetësit e tij do të mësyjnë në godinë e Partisë Demokratike, për ta marrë atë me dhunë, duke qenë se Basha nuk e njeh aksionin e tyre.

Madje “pushtimin” e PD e paralajmëroi edhe vetë Berisha gjatë fjalë së tij në Kuvendin e 11 dhjetorit, se sapo të mbyllej ky aktivitet do të shkonin në selinë blu. Por kjo gjë nuk ndodhi, pasi Policia e Shtetit ishte dislokuar rreth e përqark selisë blu dhe si duket prania e shumtë e uniformave blu trembi ish-liderin demokrat dhe ithtarët e tij të vinin në jetë këtë plan.

Si u tërhoq Berisha nga marrja me forcë e PD

Për rrjedhojë Berisha dhe mbështetësit e tij iu drejtuan godinës së Partisë Demokratike një ditë më pas, pra në 12 dhjetor, por edhe atë ditë nuk ndodhi asgjë, përveç se një deklarate që ish-kryeministri bëri për mediat dhe disa incidenteve të vogla që u provokuan për shkak se disa dyerve të zyrave iu ishin mbyllur.

Pas kësaj Berisha ftoi besnikët e tij të largoheshin, ndërsa premtoi se do të rikthehej në selinë e PD, sapo referendumi i kësaj të shtune të formalizonte shkarkimin e Bashës. Mirëpo referendumi ndodhi dhe Basha u shkarkua nga anëtarësia demokrate, ndërkohë Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan në godinë, por ndryshe nga hera e parë nuk guxuan të hynin brenda dhe qëndruan vetëm jashtë dyerve të saj.

Aty foli vetëm Albana Vokshi dhe Berisha që lëshoi disa kërcënime në adresë të Bashës dhe Ramës, duke bërë që për herë të dytë ish-kryeministri të tërhiqej nga marrja me forcë e PD. Dhe përpara kësaj situate të gjithë ngrejnë pyetjen se çfarë e tremb Sali Berishën?

Gazeta e paralajmëroi pak ditë më parë, se të shtunën e 11 dhjetorit ish-kryeministri Berisha dhe ushtarët e tij kishin planifikuar që të “pushtonin” selinë blu me forcë. Mirëpo sapo të ndodhte ky skenar ish-lideri demokrat rrezikonte të arrestohej, pasi ishte prerë fletë arresti për të, duke bërë që ai të tërhiqej.

Mesazhet për Ramën që të mos e pengojë zaptimin e selisë

Por zërat përse mund të arrestohet nga polica sapo të sulmojë selinë blu, kanë bërë që Sali Berisha t’i dërgojë mesazhe kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar indirekt që të mos e pengojë gjatë kohë që ai dhe besnikët e tij do të zaptojnë selinë e PD. Një mesazh të kësaj natyre dje Berisha e bëri edhe dje në rrjetet sociale, ku i bëri thirrje Ramës të mbajë larg policinë nga selia e Partisë Demokratike.

“Edvin larg duart nga selia e PD! Në një akt të pashembullt, Kreu i Meduzës, armiqësor absolut ndaj PD, pushton me narkobanditë me uniformë Selinë e PD! Sb”, shkruan Berisha. Kujtojmë se edhe dy ditë më parë Berisha denoncoi vendosjen e efektivëve të policisë mbi tarracën e PD-së, por menjëherë reagoi kryeministri Edi Rama, e i cili theksoi se asnjë efektiv nuk ka shkuar në atë seli, pasi policia nuk përfshihet në çështjet partiake.

“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra “grata” tjetra “non grata” që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë”, shkroi dy ditë më parë Rama në “Twitter”./Rigels Seliman