osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Shkarkimi i presidentit: Ja si pritet të ndryshojnë balancat në Kushtetuese pas emërimeve të reja, brenda 30 dhjetorit KED finalizon emrat

Shkarkimi i presidentit: Ja si pritet të ndryshojnë balancat në Kushtetuese pas emërimeve të reja, brenda 30 dhjetorit KED finalizon emrat

Gjykata Kushtetuese pritet të ketë tjetër strukturë para se të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra.

Në qershor Kuvendi shkarkoi presidentin me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën duke u bërë pjesë e fushatës së 25 prillit dhe pas disa muajsh, Kushtetuesja vendosi që seanca e parë publike të jetë më 18 janar.

Teksa na ndajnë më pak se një muaj nga kjo seancë, sinjalet janë se balancat në Kushtetuese mund të ndryshojnë para seancës ose para marrjes së vendimit final, i cili do të dojë pak më shumë kohë se data 18. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet që brenda këtij viti të finalizojë emrat që do të shkojnë në Gjykatën e Lartë sa i takon vakancve që janë krijuar aty.

Sipas ligjit, Kushtetuesja ka 9 anëtarë, ku 3 i zgjedh Kuvendi, 3 Presidenti dhe 3 i zgjedh Gjykata e Lartë. kjo e fundit nuk ka plotësuar asnjë vakancë, ndërkohë që KED është duke shqyrtuar vendin e Vitore Tushës dhe Fatmir Hoxhës. Për këtë të fundit ka mbaruar intervistimi i kandidatëve dhe procesi ka mbetur te pikëzimi i emrave. Kjo erdhi pasi Gjykata Administrative e Apelit ktheu në garë kandidaten Zhaklin Peto.

Sipas informacioneve, sot skadon afati që KED i la kësaj kandidate që të paraqesë dokumentacionin dhe pritet që ditën e enjte të mbahet një seancë ku do të vendoset nëse ajo kualifikohet për të vijuar me pikëzimin apo jo. Nëse kualifikohet, Gjykatës së Lartë do i shkojnë 2 lista, një me emrat për vendin vakant të Vitore Tushës dhe një me kandidatët për vendin e ish-gjyqtarit Fatmir Hoxha.

Nëse nuk kualifikohet, pritet që fillimisht të bëhet vetëm plotësimi i vendit për Hoxhën, duke qenë se për Tushën do të mbeteshin vetëm 2 kandidatë dhe më pas do jetë Gjykata e Lartë që do të vendosë nëse do rihapë garën apo do të votojë për një nga 2 emrat.

Balancat dhe shkarkimi i presidentit

Sido që të vijë puna, Gjykata Kushtetuese do të ketë 8 anëtarë. Momentalisht ajo ka 7 dhe gjasat që të kemi një vendim nul janë të mëdha, pasi duhet një rezultat 5 me 2 qoftë për të rrëzuar Kuvendin, qoftë për të shkarkuar Metën. Nëse rezultati është 4 me 3 atëherë Kushtetuesja nuk merr dot vendim dhe Meta mbetet në detyrë. Nëse plotësohen dy avanca, ikën Vitore Tusha dhe do të zgjidhet një kryetar tjetër.

Po ashtu do vijnë dy emra të rinj që janë nga radhët më të mira të juristëve. Deri më tani tre emra që presidenti i ka mbështetur publikisht janë : Marsida Xhaferllari, Vitore Tusha dhe Sonila Bejtja. Për Xhaferllarin Metë bëri një luftë të fortë duke shkelur dhe Kushtetutën që ajo të hynte aty.

Tushën e propozoi kryetare të KLSH, ndërsa Sonila Bejtja u dekretua po prej tij, ndërsa ajo njihet publikisht për qëndrimet pro presidentit. Me emërimet e reja balancat prishen pasi nëse ikën Tusha vetëm dy emra supozohet që janë krah Metës edhe pse Xhaferllari për zgjedhjet e 30 qershorit i doli kundër. Sipas burimeve brenda 30 dhjetorit KED do i dërgojë emrat në Gjykatën e Lartë dhe pritet që në janar të bëhen emërimet e reja.