Një i ri shqiptar nga Shkupi është vrarë gjatë luftimeve në Siri.
Bëhet fjalë për 23-vjeçarin shqiptar E. Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup.
Në fillim të vitit 2014, E. Iseni në atë kohë 19-vjeçar, kishte shkuar dhe i ishte bashkëngjitur luftës në Siri.
Lajmin për vdekjen e tij, familjarët e kanë marrë nga shokët e tij.
Dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 janë vrarë në luftimet e përgjakshme të Sirisë.