osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Grupi i Kananit dhe lidhja me Shkelzen Berishën për drogën turke, financimi i Arminës e përplasja në Stamboll. Si e “shiti” Zenin në Milano ku iu kapën 32 kg kokainë

Grupi i Kananit dhe lidhja me Shkelzen Berishën për drogën turke, financimi i Arminës e përplasja në Stamboll. Si e “shiti” Zenin në Milano ku iu kapën 32 kg kokainë

Grupi kriminal dhe i trafikut të drogës së rëndë i Met Kananit, i mbiquajturi “Escobari nr.2” dhe për të cilin ambasadori amerikan Donald Lu tha që në fillim që është një “peshk i madh”, tashmë është shthurur në mënyrë të plotë.

Por shkatërrimi i tij përbën një rrezik potencial dhe për kupolën politike në Shqipëri, veçanërisht ndaj asaj të PD, që kanë qënë dhe janë të lidhur me mijëra fije me të dhe trafikun e drogërave të forta kokainë dhe heroinë.

Ndaj Sali Berisha ka nisur sulmet ndaj kundërshtarëve politikë, duke përdorur dhe “qytetarët dixhitale” që thonë se kanë foto dhe filmime për takime me trafikantin Met Kanani, por që nuk i kanë bërë publike deri më tani. Dhe askush nuk e mendon që Sali Berisha do të kursente njeri, aq më pak kundërshtarët politikë, nëse do të kishte ndonjë foto apo filmim për takim me Kananin.

Aq më tepër që e ka hall jete. Pasi Met Kanani ka qënë një bashkëpuntor i afërt me Shkelzen Berishën, djalin e ish kryeministrit, i cili është përfshirë që herët në trafikimin e drogërave të forta nga Turqia në Shqipëri dhe Itali.

Me gjithë paralajmërimet e ish badigardit të Sali Berishës, njëherësh ish numrit dy të Policisë së Shtetit Agron Kuliçi, se Met Kanani është një trafikant droge i rrezikshëm por dhe i pabesë, Shkelzen Berisha ka vijuar bashkëpunimin me të. Bashkëpunim të cilit nga zori i është bashkuar ndër vite dhe Agron Kuliçi.

Met Kanani e “shiti” Shkelzen Berishën në Milano, ku iu sekuestrua 32 kilogramë kokainë para disa vitesh. Por vetëm falë faktit se ishte djali i ish kryeministrit Berisha që premtoi ndaj qeverisë italiane askokohe bërjen e Shqipërisë një depo plehrash dhe për ndërtimin e një termocentrali me qymyrguri në bregdetin shqiptar, e shpëtoi nga burgu.

Megjithatë Shkelzen Berisha nuk ka qënë në dijeni për këtë “shitje” që supertrafikanti i drogës Met Kanani i ka bërë në Milano, duke ka vijuar bashkëpunimin me të deri vitin e kaluar.
Madje i janë sponsorizuar nga ky trafikant droge dhe lëvizjet bashkë me bashkëjetuesen Armina Mevlani në Turqi dhe vendet arabike deri në Azerbajxhan.

Mësohet se Shkelzen Berisha më në fund ka pasur një përplasje me Met Kananin, duke i shkëputur përfundimisht lidhjet me të para një viti dhe duke mos shkelur më në Turqi nga frika, por dhe duke lëvizur me kujdes në Itali dhe vende të tjera.

Pasi Met Kanani kishte një rrjet perfekt që funksiononte nga Shkodra në Sarandë, me degë thuajse në çdo bashki të vetën dhe me celula në Itali, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Turqi.
Dhe mbi të gjitha këto celula ishin në ishujt grekë, nga ku bëhej lidhje me celulat në resortet turistike turke të Marmarisit dhe Bodrumit.

Ndërkohë që janë arrestuar drejtuesit kryesorë që blenin hashashin, heroinën e kokainën dhe e shpërndanin sipas porosive të “pikave të shitjes me pakicë”, në Tiranë ka nisur tronditja.
Grupi i Met Kananit cilësohet si një prej bandave më të rrezikshme dhe klientela e saj ka qenë VIP, çka përbën një rrezikshmëri shumë të lartë nëse ndonjëri prej tyre hap gojën.

Droga e fortë shitej për nivelin më të lartë të miliarderëve dhe yjeve të Televizionit që frekuentonin resortet superluksoze të rivierës turke të Bodrumit, ishujve grekë të Egjeut dhe kuptohet dhe miliarderëve në qytetet kryesore të Europës.

Mësohet se ky grup kishte lidhje me me njerëz të fortë të biznesit, administratës dhe politikës në Shqipëri dhe në vendet ku realizonte aktivitetin e tij me efektivitet të lartë.

Bëhet e ditur se DEA amerikane e antidrogës e instaluar me degën e saj në Greqi ka arritur të regjistrojë kontakte dhe biseda mes anëtarëve dhe kupolës së këtij grupi mafioz dhe trafiku droge me njerëz me pushtet në Shqipëri, deri në nivelet e larta të politikës.

Por këto janë pjesa tjetër e hetimit pas shkatërrimit të grupit, që u realizua me arrestimet e fundit, ku falë marrjes në pyetje të të arrestuarve në Turqi, janë arrestuar të gjithë krerët e celulave të një prej bandave më të fuqishme të trafikut të drogës në Shqipëri.

Por grupi i Met Kananit është njohur në ambientet e trafiqeve si furnitori me hashash, heroinë dhe kokainë, i yjeve të kinematogafisë, muzikantëve të rock-ut, biznesmenëve të nivelit të lartë, e mbi të gjitha modeleve, rrjetit të modës dhe industrisë gjigande dhe fitimprurëse të eventeve.

Por ka qënë një furnitor i garantuar dhe për fëmijët e pasunarëve të Shqipërisë, duke filluar me ata të politikanëve, administratës së lartë, prokurorëve, gjyqtarëve dhe kupolës së policisë të cilët brenda makinave të luksit kishin dhe porcionin e kokainës a heroinës.

Ndërkohë që organet ligjzbatuese vendase dhe të huaja kanë dorëzuar në duart e prokurorëve prova që i garantojnë bandës së Kananit një qëndrim të gjatë në burg. Pritet që të bëhet dhe sekuestrimi dhe gjetja e pasurive të investuara e të fshehura, pavarësisht se gjithçka është gati por që po tentohet që të bien në “rrjetën” e drejtësisë sa më shumë bashkëpunëtorë.

Pse jo dhe nga politika, ndaj është ëgërsuar Sali Berisha dhe kërkon me çdo kusht që Kananin dhe bandën e tij t’ia “faturojë” mazhorancës së Edi Ramës që nuk vëmë “dorën në zjarr” se është jashtë këtyre aferave të drogës.

Kjo për shkak se Shkelzen Berisha është e sigurtë që është i implikuar në trafikun e drogërave të forta bashkë me bandën e Met Kananit me të cilën bashkëpunonte. Ende s’ka informacion për eksponentë të tjerë të politikës së mazhorancës ose jo për implikim në këto trafiqe, megjithëse organet ligjzbatuese asgjë nuk përjashtojnë./Pamfleti.com