Tjetër ngjarje e rëndë, në Bulqizë vëllai plagos vëllanë dhe nipin.
Dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre janë përfshirë në një sherr brenda familjes në Ostern të Madh të Bulqizës.
43-vjeçari Hiqmet Tola është përleshur me vëllanë e tij, shtetasin me inicialet F. Tola, 52 vjeç dhe djalin 25-vjeçar të këtij të fundit.
Në konflikt e sipër, njofton policia, Hiqmeti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur ndaj të vëllait dhe nipit të tij.
Ndërhyrja në kohë e policia ka shmangur tragjedinë.
43-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur atë e bir që po mjekohen në Spitalin e Peshkopisë.
Policia dyshon se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.