osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Këta që nuk po i gjejnë një dhëmb Saliut”! Frrok Çupi flet me emra dhe nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për Berishën: Hapi gojën me zjarr dhe vrau…

“Këta që nuk po i gjejnë një dhëmb Saliut”! Frrok Çupi flet me emra dhe nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për Berishën: Hapi gojën me zjarr dhe vrau…

Gazetari Frrok Çupi përmes një analize të hollë ka komentuar zhvillimet më të fundit brenda PD-së dhe synimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u rikthyer në krye të partisë.

Çupi thekson se Berisha tashmë e ka mbyllur kapitullin e tij dhe po e mbajnë në këmbë vetëm disa servilë që shpresojnë se po i ‘gjejnë një dhëmb Saliut’ për të sulmuar sërish

Komenti i plotë:

Këta që nuk po i gjejnë një dhëmb Saliut

Këta, prapë po kërkojnë nëpër nofullat e tij të hapura; prapë nuk duket gjë nga dhëmbët e hershëm. Atëherë, në një kohë të zezë, ky të merrte në qafë. Po të ishte atëherë dhe ti të hyje në zyrat e Ushqimit të Ushtrisë që u quajt SHQUP, ti nuk e di çfarë të priste… Të priste një pamje horror:

Ai, me dhëmbët e tij mund të hante Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, restorantin ku hanin oficerët e Ushtrisë komunistë, sallën e Teatrit, banjat dhe toiletet- njëherësh. Ndërsa tani ka mbetur si një gërdallë; as armë, as dhëmbë. Armatimi fundit i Sali Berishës u çimentua në Gërdec, ku hapi gojën me zjarr dhe vrau një fëmijë 7 vjeçar dhe 26 burra e gra të tjera. Dje hyri në haletë e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë që quhet SHQUP, dhe pa disa armë të vendosura ty që në periudhën e Mao Ce Dunit dhe u tmerrua: iu duk sikur ishin armë të NATO-s dhe ia mbathi me të katra.

… Por mbetën të tjerët. Të tjerët rreth tij po shpresojnë se në gojën e Saliut ka mbetur ndonjë dhëmb. Arben Ristani, një shërbëtor i pa formë i Saliut ( më parë i Ilir Enver Hoxhës) ngriti botën më këmbë dhe tha se në fund të shpellës shikonte një dhëmb që ishte ende i gjallë.

Ai deklaroi se një dhëmb i Sali Berishës mund të hante gjashtë fuqitë e mëdha të botës, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Italia. Zoti Ristani, pinjolli i një familjeje që fotografonte çdokënd që paguante 25 lekë, dje fotografoi dhëmbin e vetëm që ka mbetu në gojën e Saliut dhe njoftoi gjithë botën e pa shpresë se ‘po shikoj një dhëmb që do të hajë botën!’.

Një jetë të tërë servilët dhe lapanjozët rreth Berishës shqiptar, kanë thërritur nëpër botë se ky do të hajë Amerikën dhe Evropën. Këta, si islamistë të dhunshëm dhe kamikazë të ‘Shtetit Islamik’ të Berishës kanë mbushur me shpresë e deri me slogane juridike e me njerëz të inkriminuar Stadiumin Qemal Stafa. Sali Berisha është shpallur tani një nga terroristët ndërkombëtar, por këta duan t’i shikojnë një dhëmb në fund të grykës.

Po të ishte i vetëm, Sali Berisha nuk mund të hynte në selinë e Partisë Demokratike për të terrorizuar politikën dhe për të lëshuar mesazhe në drejtim të qytetërimit perëndimor se ‘unë nuk pyes për ju, do ta mbys demokracinë’. Por nëse servilët e tij nuk do të ishin të korruptuar dhe të inkriminuar, as që do të kishin takat të futeshin ne shpellat organike të Berishës dhe të shikonin ‘shpresë’!. ‘Heeej, atje ka mbetur edhe një dhemb!’.