osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përgatiten skenare destabilizuese kundër SHBA: Pas “vrasjes” së Saliut nga Basha, Berisha sulmon selinë e PD-së, siç sulmoi institucionet në 1998 pas vrasjes së Hajdarit!

Përgatiten skenare destabilizuese kundër SHBA: Pas “vrasjes” së Saliut nga Basha, Berisha sulmon selinë e PD-së, siç sulmoi institucionet në 1998 pas vrasjes së Hajdarit!

Sali Berisha ka hedhur dje hapat e parë të skenarit destabilizues. Pas shpalljes “non grata” ai është hedhur në sulm për të destabilizuar vendin dhe dje sulmoi selinë e Partisë Demokratike.

Teksa në 1998 pas vrasjes së Hajdarit ai sulmoi me tanke e me armë institucionet, dje ai u fut në seli ku tentoi tensione, por strategjia e Bashës që nuk reagoi shmangu përplasjet. Më konkretisht Berisha dhe ushtarët e tij kanë shkuar në selinë e PD, teksa Lulzim Basha ishte duke zhvilluar një mbledhje me grupin e punës për zgjedhjet në FRPD.

Vetëm një korridor e ndante Bashën nga Berisha, ndërkohë që ky i fundit shoqërohej nga njerëz me precedentë kriminal dhe nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, si Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Tritan Shehu, Belind Këlliçi, etj.

Sapo Berisha ka hyrë brenda godinës së PD, akuzoi Bashën se ka vjedhur karriget e deputetëve demokratë. “Çmenduria e peng-Bashës, ka kufij vetëm qiellin, e i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij, se nuk i mjafton e vetja”, deklaroi ai.

Po ashtu ai shoqërohej nga ish-drejtori i Policisë Agorn Kuliçaj dhe grupe të tjera të njohur si individë të dhunës dhe kaosit. Vetë Lulzim Basha reagoi duke deklaruar se Berisha shoqërohej nga njerëz të botës së krimit. “Nuk na ndal asnjë lloj force apo personat që kishte ardhur, njerëz kriminalë që i njeh gjithë Tiranë, baron të drogës dhe ushtarë të tyre.

Asnjë forcë nuk mund t’i imponohet PD-së. Por kjo lëvizje e Berishë duket se nuk ka të bëjë shumë më kryedemokratin Basha, por ka të bëjë me amerikanët. Dje ai ju dha një sinjal se është gati për të çuar në zgrip vendin nëse nuk tërhiqen nga “non grata”.

Situatë kaotike dhe alibitë

Më pas ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi për Rithemelimin e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një mbledhje dhe i lanë ultimatum Lulzim Bashës të reflektojë deri këtë të shtunë. Ndërkohë situata brenda godinës së PD është bërë kaotike dhe ka pasur disa incidente.

Një nga mbështetëset e Lulzim Bashës, thërriste me të madhe “Basha”, teksa ka ngritur zëri dhe akuza se i kanë bërë presion. “Ca i bëra unë, të ma thonë, s’po bëj asnjë skandal, as s’po gjuaj, as s’po shaj, më bënë presion, nuk i kam asnjë faj askujt, kam ardhur për punën time, kush ka punë personale me mua le të vij. Unë nuk i kam asnjë faj askujt, më thanë do të tërheqim zvarrë, le të vinë këtu, nuk i kam frikë”, deklaroi demokratja.

Ndërkohë këtë të fundit është përpjekur që ta qetësojë aktori Julian Deda, mbështetës i Berishës. Megjithatë, nuk ndalet me kaq, pasi në kushtet kur Berisha po shikonte që po i dështonte plani, pasi mbështetësit e Bashës nuk ranë pre e provokimeve të ushtarëve të tij me precedent penal, ai i ndihmuar edhe nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi kanë ngritur alibin se janë dhunuar zyrat e FRPD dhe ka pasur persona të armatosur në ambientet e selisë blu. “Bandat e qeverisë kanë hyrë edhe në selinë e PD.

Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë, të rinjtë thonë se erdhën dhe na kërcënuan me armë, janë në një hapësirë tjetër, nuk jam i rrezikuar, të rrezikuar janë ato që lozin me banda, se të fusin njerëz të armatosur është krim i shëmtuar, të mbajnë ato përgjegjësi”, deklaroi ai. Pas kësaj deklarate zoti Berisha la lënë ambiente e selisë blu, ndërsa deputeti Belind Këlliçi ka ripërsëritur pretendimet se i është dhunuar zyra dhe se ka pasur njerëz të armatosur në selinë e PD./Rigels Seliman