osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Na tmerroi një manifestim i LGBTI dhe jo bëmat e pederastëve të vertetë

Na tmerroi një manifestim i LGBTI dhe jo bëmat e pederastëve të vertetë

Ilir Levonja

Në shtyp u themi gej apo ata të LGBTI. Kurse me njëri-tjetrin, pederastë. I fusim me një thes, qofshin femra a meshkuj. Pastaj të histerosur, çfarë nuk u këpusim. Ka qënë një traditë e jona kjo e diskriminimit dhe e përbuzjes. E kemi gjenetike. Dhe mbaj mend nga koha, ky komunitet ishte i identifikuar me lebrozët. Më tmerr e kemi se çfarë tjetri bën me jetën e vet, se sa faktin, çfarë bëjnë këta krye pederastët me jetën tonë.

Edhe sot, ka një vërshim klasik, të vjetëruar mbi prirjet seksuale të individëve etj. Njësoj siç e kishim dje për jevgjitët e mos më keq. Megjithëse ata ishin njerëz si ne. Ne me jevgjitin identifikonim brutalitetin tonë, atë dëshirën perverse për ta parë tjetrin të shkatërruar, lypsqar, të tallur etj.

Dhe nisur nga një vështrim përciptas të pështiroset dita kur shikon se si plot njerëz të dalur, me pozitë, plot xhel flokësh e me ndonjë vëth në vesh. Pa përmendur titujt shkencor a doktoraturat, flasin më keq si shoqëria e gjirizit nga koha e persekucionit, përbuzjes dhe diskriminimit social. Dhe kjo është një traditë hori, zhurmë, e për më keq sillen ca argumenta a ngatërrohen arsyetimet me prishjen e familjes.

Lërini në punën e tyre pasi sa më shumë të çirreni aq më tërheqës i bëni. Vjen një moment ku çdo prind e di fare mirë që nuk ka asgjë në dorë për të ndaluar zgjedhjet e fëmijëve.

Ndofta duhen gjetur rrugë të tjera për të mbrojtur, megjithëse nuk është gjetje e saktë, fjala mbrojtur, por për të promovuar familjen. Nuk e di se nga e gjejmë gjithë këtë fuqi për të urryer. Nga ana tjetër këta pederastët i bëjmë burra shteti. Siç e bëm njërin dhe e mbajtëm me kokën lart për dyzetë e kusur vite në pushtet. Na tmerron një manifestim gej dhe nuk na tmerron fare fakti i një gejëzimi përshembull me mjekrat e besimit . Me ngritjen me para borxh të kulteve.

Kam më gejëzim nga kjo. Ka më prishje familje kur shikon talebanë në rrugët e Shqipërisë së fustanellës, xhubletës etj. Ka më gejëzim dhe prishje familje se konkluzioni i fundit që pas një dekade Shqipëria do të jetë me 860 mijë banor, me moshe mesatare 70 vjeçe… ka më gejëzim se këta që ju kanë budallepsur duke u sharë lart e poshtë me asht’ e gjak, nga, pragu e çfarë ka brenda tij. Një vend që sot ka botën atdhe dhe që të dëshpëron me një fakt të thjesht, 3 shqiptar që knkurojnë në një eveniment.

Dje të tre i përkasin shteteve të ndryshme. Eshtë gejëzimi më i madh social i të gjitha kohërave. Nuk e kanë shkopin magjik ata që dalin hapur, me pankarta, a me hiret e jetës së tyre. Por këta që jargaviten pas prirjeve të tyre heteroseksuale me hiret tuaja. Ata të rrugës, gejët, e kanë me veten, me jetën e tyre. Nuk ju prishin punë.

Po si i bëhet me këta që hapen shalesh me organet tuaja. Kjo është çështja. Shkurt, ata kanë jetën e tyre. Po këtyre me jetën tonë si u bëhet. Më këtë tip shtetari që thotë, do ja japin këtij apo atij atdheun, kulturën, besimin, shtetin, institucionet etj…, se qeveria nuk lekë, nuk ka para. Kjo është seç është…