Tashmë çeshtja e 21 Janarit duhet të rihapet. Fakte të reja për ta bërë ligjore rihapjen e një dosje të mbyllur në të gjitha rrugët e drejtësisë janë në dorën dëshmitarit okular Lulzim Basha.
Ai deklaroi publikisht, se masakrën e 21 Janarit e ka bërë Sali Berisha. Sigurisht që Basha ka informacione pa fund për autorët dhe urdhëruesit dhe natyrisht edhe për rolin e tij në këtë ngjarje, që nuk do hiqet lehtë nga seria e krimeve të periudhë së drejtimit të shtetit nga Sali Berisha.
Ndaj SPAK duhet të zgjohet, nëse ka marë përsipër detyrën e vështirë të të bërit drejtësi në këtë vend. Kjo është një mundësi e artë, aq më tepër kur i penduari është një nga bashkëpuntorët kryesor si ish ministri i Brëndshëm i asaj periudhe.
Një se çfarë shkruajnë mediat për dëshminë e papritur të Lulzim Bashës
Në Selinë e Partisë Demokratike situata vijon të jetë një kakofoni e plotë. Pas 2 orësh komunikim me mediat të Sali Berishës, tashmë ka dalë kreu i PD-së Lulzim Basha.
Ai ka bërë deklarata të forta lidhur me zhvillimet e fundit, por edhe për Sali Berishën personalisht.
Lulzim Basha ka akuzuar Sali Berishën për krimin e 21 janarit, kur në protestën e opozitës mbetën të vrarë 4 demonstrues.
Gjatë konferencës për shtyp sot pasdite, i pyetur për hyrjen e Berishës në selinë e PD-së, Basha dha këtë përgjigje.
“Ai ishte një provokim. Megjithatë ne nuk bëjmë atë që bëri Sali Berisha në 21 Janar”, tha Basha. /Ekskluzive.al