osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pasdite e “nxehtë” dhjetori në PD, mes Bashës dhe Berishës

Pasdite e “nxehtë” dhjetori në PD, mes Bashës dhe Berishës

Pasditja e së hënës ishte ndoshta një ndër më të pazakontat në historinë e Partisë Demokratike dhe të politikës shqiptare në përgjithësi.

Pak pas orës 13:00, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij mbërritën në seli, ku zhvilluan mbledhjen e parë të komisionit të rithemelimit të partisë, të formuar nga kuvendi kombëtar i 11 dhjetorit.

Ata shfrytëzuan një nga sallat në godinë, vetëm pak metra nga një tjetër sallë, që Lulzim Basha po zhvillonte me grupin e punës për zgjedhjet në Forumin Rinor të partisë.

Pas takimit të shkurtër të zhvilluar në këmbë, pasi mungonin karriget, Berisha tha në një konferencë për mediat që tashmë Basha është i shkarkuar, por do të pritet miratimi i anëtarëve të partisë, të cilët janë ftuar të votojnë të shtunën.

Ai tha gjithashtu se Basha do të vijojë të mbetet deputet, por paralajmëroi se duke qenë se ka probleme me drejtësinë shqiptare dhe atë belge, do ta mbajë këtë pozicion për shkak të prezumimit të pafajësisë derisa të zgjidhet çështja.

Por Basha dhe kryesia e PD-së nuk e njohin kuvendin e 11 dhjetorit. Ata kanë thërritur një tjetër kuvend, më 18 dhjetor, ndërsa kanë shkarkuar kryetarët e degëve që punuan për kuvendin e Berishës. Gjatë paradites, ata kallëzuan në SPAK 3 deputetë të partisë, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi, si dhe Ivi Kason dhe Ervin Minarollin, për falsifikim të vulave dhe dokumenteve.

Pavarësisht grumbullimit të shumë personave brenda ambienteve të selisë së PD-së, nuk u shënua ndonjë incident. Megjithatë, zoti Berisha tha se disa banda të armatosura ishin futur brenda selisë. Deputeti Belind Këlliçi konfirmoi këtë version dhe tha se kishte njoftuar policinë për të kryer verifikimet, pasi akuzoi se zyra e tij, si kryetar i FRPD, ishte bastisur.(A2)