osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gary Kokalari: “Vampiri” Berisha po kërkon PD për veten dhe familjen e tij! Përdor marifete dhe mashtrime vetëm për pushtet

Gary Kokalari: “Vampiri” Berisha po kërkon PD për veten dhe familjen e tij! Përdor marifete dhe mashtrime vetëm për pushtet

Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë Demokratike dhe veprimet e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kokalari u shpreh se Berisha kërkon pushtet e para dhe për të marrë të tilla gjëra duhet kontrolli i PD.

Ai tha se ish-kryeministri po bën çmos që të kthehet, por jo për interesat e demokratëve, por për interesat vetjak dhe të familjes së tij. Sipas tij, Berisha po bën çdo lloj marifeti për të drejtuar opozitën kundër SHBA. “Berisha kërkon pushtet, ai kërkon para.

Për të marrë këto gjëra atij i duhet kontrolli i partisë. Dhe për të arritur këtë qëllim atij i duhet që të marrë kontrollin e PD. Pra ai do të bëj çmos të rikthehet. Por po e bën këtë për veten e tij dhe familjen e tij, jo për interes të vendit. Çdo gjë është e mundur, ai ka bërë fushatë shumë agresive.

Berisha është si një vampir, nuk besoj se ai do të tërhiqet vetëm nëse dikush do ta godasë me një heshtë në zemër. Ai po bën çdo lloj marifeti, po përdor gjithë repertorin e tij bazuar në mashtrime dhe gënjeshtra dhe mbi këto kërkon të drejtojë opozitën kundër SHBA”, tha Kokalari në një intervistë.

Po ashtu ai u shpreh se është e rëndësishme për Shqipërinë që të luftojë korrupsionin pasi është një fenomen që minon demokracinë. Kokalari tha se për SHBA-të korrupsioni të çon në burg teksa shtoi se lufta ndaj tij ka filluar edhe në Shqipëri. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit lidhet me ish-kryeministrin i cili ka si plan të vetëm korrupsionin, teksa e cilësoi Berishën si kacerin e demokracisë shqiptare.

“Është e rëndësishme për Shqipërinë që të luftojë korrupsionin sepse korrupsioni është një fenomen që minon demokracinë. Korrupsioni e ka ndotur ambientin politik në Shqipëri.

Kjo ka ndikuar në uljen e investimeve pasi shumë korporata të njohura botërore janë shumë skeptike për të ardhur dhe të investojnë në Shqipëri. Ata nuk mund tja lejojnë vetes të përfshihen në një shtet që ka korrupsion.

Këtu në SHBA kemi ligje që e thonë qartë nëse përfshihesh në korrupsion shkon në burg. Dhe le të jemi të qartë, reputacioni për korrupsionin nuk filloj vetëm me këtë qeveri por ka kohë. Filloj shumë kohë më parë dhe lidhet me emrin e Sali Berishës. Berisha nuk ka plan për të ardhmen por vetëm korrupsion. Ai është një kancer për Shqipërinë, është një kancer për demokracinë në Shqipëri, duhet të ikë, nuk duhet të jetë askund”, u shpreh ai.