Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Torino të Italisë librin e tij Kurbani.
Në Sallonin e Librit, gjatë takimit prezantues ishte esteti i njohur italian Vittorio Sgarbi që bëru hyrjen për shefin e qeverisë shqiptare.
Ai u shpreh se shpirti artistik i kryeministrit Rama dallohet që në momentin e parë kur i futesh në zyrë.
“Kur ti studjon mendjen e tij, kupton që ajo shkon përtej asaj cfarë është vetëm e domosdoshme për qytetarët, por përbën dicka më shumë për ta bërë jetën më të bukur, për ta kthyer të padomosdoshmen në të domosdoshme dhe më pas për ta kthyer të domosdoshmen në lumturi.
Unë e pashë vetë dhe pashë që zyra e një artisti bëhet bashkë me zyrën e një lideri, me zyrën e një drejtuesi sepse ai aty pikturon kështu që në të gjithë këtë ai jo vetëm qeveris, por ai qeveris duke krijuar.
Kush e njeh atë kupton që ai nuk e koncepton dot qeverisjen pa bukurinë dhe bukuria është dicka që te mbron nga problemet, sidomos në nje vend që ka probleme të mëdha”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Sgarbi shtoi se Italianet do të ishin shumë te lumtur nëse Edi Rama do të drejtonte vendin e tyre.