Nga Anri Bala
Më në fund, intriga e dha rezultatin! Pas lënies së mandatit, Saimir Tahiri u arrestua me kërkesën e prokurorit në “hije” të këtij vendi… “pushtet-humburi”, që akoma nuk i ka humbur thesaret e vjedhura dhe “portal-gjykatësi”, që nuk la histori dhe fakt pa nxjerr me shprehjen: “thonë”. Ky është vendi ku jetojmë, një moçal me të babëzitur, të bërë milioner, vetëm se i shërbejnë biznesit më të preferuar nga krimi… “mbrojtje me anë të shpifjes”!
Nuk e di a e mbani mend “gjykatësen” Kryemadhi, që e dënoi disa ditë më parë me “arrest shtëpie” Tahirin, e ndërsa dje, po nga ekrani, na kujtoi se i doli “parashikimi” dhe na kërkoi me “mirësjellje” të heshtnim për milionat e politikanëve, sepse paratë e vëna mbi jetë njerëzish, nuk kanë fare rëndësi dhe ne budallenjtë e kishim gabim, nuk e kuptonim “hallin” e saj dhe të tyre, se: “Politikanët janë më të varfërit në Shqipëri, sepse janë të varfër shpirtërisht…!”, kështu që i dashur popull, kini pak mëshirë për kleptomakutërinë e zonjës dhe miqve të saj të të njëjtit “xhins”, lërini t’i gëzojnë hajdutëritë dhe poshtërsitë!
Por, a mund t’i mëshirojmë duke u thënë: “Vuani qenër në parajsë”, si “urim” që na buron nga shpirti?! “Ha ha ha”, do të na tallnin e përqeshnin ata, duke e pranuar urimin: “Ne do vuajmë e do gëzojmë begatitë e “ferrit”, deri kur ju të vdisni nga uria, e me shpirtin plot dhimbje të shkoni në parajsë!”
Këto “shpirtëvarfërit” milioner, i kanë stolat poshtë litarit për ne, por edhe për cilin të duan ata, sepse i kanë të porositur dhe mund t’i blejnë, ndërsa ne gënjehemi… duke menduar, se kemi litarin!
Stolin poshtë këmbëve Tahirit i’a vendosën këta, që presin me shpresë, se koha do t’i harroj, duke ecur dhe do tu jap mundësi, të i’a heqin pa u vënë re, duke përfituar nga mundësia, që u jep e njëjta drejtësi, ajo “ish e kapura” nga vetë ata , që s’i frikëson, por i trimëron. Nëse do kishte ndryshuar diçka, është e pamundur që të gjithë: vrasësit, grabitësit, dhunuesit, kurvarët dhe gjithë soj i prostitutave politike, të gëlonin si miza lisi dhe as që u tremben “stuhisë së shiut”, që ne dëshirojmë të vij!
Aq të qetë janë, sa vazhdojnë të hetojnë dhe gjykojnë, studio më studio, ekran më ekran, portal më portal dhe kafene në kafene. Tani dy gjëra duan: Tahirin në burg dhe Xhafën në lum!
Ata nuk janë dakord me arrestin e shtëpisë, por e duan të burgosur dhe tashmë të varur… ku me gëzim të madh, presin t’i heqin stolin. Me thënë të drejtën, ata duan të besojnë, se burgosja e ish Ministrit të Brendshëm do mbylli derën e burgut për ta, sepse ata më shumë po binden, se drejtësinë e kanë kapur fort nga gryka dhe nuk e lëshojnë. Fundi i fundit, për çfarë akuzohen, “ca vjedhje, ca grabitje në bashkëpunim, ca vrasje, shkatërrim të shtetit dhe pronës, krijimin e shtetit të rrumpallës dhe asgjë… tjetër”!
Testin e bënë, Saimirit i’a vendosën stolin, kurse Fatmirit po i bëjnë gati nyjen, sepse u duhet të largohet si projektuesi i Reformës në Drejtësi, e kështu shpresojnë, se edhe vetë reforma do të rrëzohet dhe ata do të shpëtojnë, të gëzojnë me të gjitha të mirat, që ua dha pushteti.
Por, ngaqë nuk shikojnë larg, kanë harruar se reformën nuk e bëri as Fatmiri as Iliri, as Ogerti dhe as Monika, por OPDAT dhe EURALIUS, pra SHBA dhe BE. Ky ndoshta, do të jet një mision i pamundur, por ata vazhdojnë me thonjë e me dhëmbë, ta hapin tunelin e shpëtimit, duke parë vetëm ato gjëra që duan, e u japin shpresë!
Nuk u trembët o njerëz dhe nuk u bëtë dyshues aspak, kur gjyqtarin me gjysëm milioni euro të pajustifikuara, dhe kolegët e tij të rangut të lartë, nuk pranojnë t’i hetoj askush, kurse kryeministrin e vendit, me një akuzë nga partia e “Lavjerrësit”, nga më qesharaket, e që nuk ka lidhje me atë që pretendon akuzuesi, është hetuar dhe do të gjykohet?!
Si është e mundur, t’i thuash drejtësi, asaj që ka marrë damkën e prostituto-padrejtësisë?!
Si është e mundur, që litarin “Veting” nuk e shikojnë gjyqtarët, duke marrë veprime në kundërshtim me ligjin?!
Si është e mundur, që jepen ende vendime nga ato gjyqtarë, që akoma nuk e kanë kapërcyer litarin dhe mbi to rëndojnë jo vetëm akuza dhe hamendësime rrugësh, por fakte dhe dokumenta të bëra publike, që i ngarkojnë me faje të rënda dhe këtë vazhdojmë ta quajmë… sistemi i drejtësisë?!
A dini gjë, se çfarë po bëhet me 21 Janarin, Rrugën e Kombit, lejimin e kanabizimt të Shqipërisë dhe mos ndëhyrja e shtetit në Lazarat, ku policia duhet të merrte leje për të pirë një kafe në kafenenë e fshatit, duke u bërë edhe ortake në kontribute, që nga mbjellja e deri tek vaditja me autobot, e më pas shitja, e ku ministra ishin pronarët e “stolave”, që sot flasin… për kanabizim?!
A dini gjë, se çfarë po bëhet me lobimin 1 milion dollar antishqipëri të Lulzim Bashës?!
A e patë, se sa shpejt prokurori hapi hetim për Xhafajn, nëse ka ndikur në ligj, për të ndihmuar vëllain?!
A e harruat, se si u sulën trimat, për gjoja shkeljen ligjore, në ekstardimin e një të kërkuari dhe si ulërasin e çirren, për mosekstradimin e një të dënuari, por të pa kërkuar?!
Vërtet pranoni të talleni nga këta lebrozë, që sëmundjen e tyre ngjitëse duan të na e dhurojnë ne, për të jetuar në të njëjtën “karantinë”?!
Të gjitha pyetje janë, e nuk do marrin përgjigje, deri kur shteti të kuptoj se është shtet dhe jo gjysmagjel, ku gjysmën e gjelit e ka njëri dhe fqinjën pulë… e ka tjetri!
Këto janë skandale, që ne i shikojmë, e për të zezën tonë… një oguri i mirë për të gjithë kriminelo-politikanët.
Ndaj litari i tyre, edhe sikur të jet bërë gati, nuk po duket, e as ata nuk e shikojnë, jo se janë vërbuar, por tani janë më vigjilent se kurrë dhe kanë mobilizuar një ushtri të tërë perversësh, lehësish, bythëlëpirsash dhe ca nga ata, që e kanë patur “zanat të vjetër” dhe duan ta shesin lartë e poshtë, e kanë holluar sa një fije floku, duke përfituar nga mundësia e vetme që na është ofruar ne… rruga e gjatë e durimit!/Ekskluzive.al