Ish-shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows i dorëzoi komisionit që po heton sulmin e 6 janarit në Kapitol, 38 faqe në të cilat theksohet se Donald Trump do të shpallte një emergjencë të sigurisë kombëtare në mënyrë që të rimerrte presidencën, shkruan The Guardian
Pra sulmi ndaj kongresit amerikan nuk ishte një revoltë e organizuar në rrjetet sociale, por një plan i detajuar mirë që do të fuste Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një grusht shteti me rikthimin e Donald Trump në pushtet.
Në përmbajtjen e 38 faqeve, këshillohet që ish presidenti të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme për arsye të sigurisë kombëtare dhe të vonojë certifikimin e fitores së Joe Biden nga ana e senatit, e cila do të ndodhte pikërisht në 6 janar.
Hartimi i këtij plani u bë nga ana e një ish koloneli të ushtrisë të Teksasit, mbështetës i idesë se zgjedhjet presidenciale u vodhën.