Mediat turke kanë zbuluar detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë prej 1.5 ton kanabis që u sekuestrua ditën e djeshme. Lënda narkotike ishte trafikuar nga Shqipëria.
Tre personat që u kapën mat në momentin që po tentonin ta transportonin drogën me kamion drejt një magazinë janë turq.
Nëse droga do të dilte në treg, po sipas mediave turke, do të kapte vlerën e 100 mln lirave. Në operacionin që u zhvillua në Muğla nga toka, deti dhe ajri morën pjesë mbi 200 forca policie.
Krahas sasisë së madhe të drogës, xhandarmëria dhe policia turke arrestuan edhe tre persona që shoqëronin 1.5 ton lëndë narkotike që u kap paraditen e sotme në zonën e Muglas në Turqi. Dalin dhe fotot e dy prej të arrestuarve, të cilët u kapën menjëherë pasi po tentonin që të nxirrnin sasinë e madhe të kanabisit në breg.
Trafikantët u gjurmuan hap pas hapi pas informacioneve që kishin autoritetet turke për lëvizjen. Tre turqit e arrestuar po merren në pyetje në Izmir për të zbërthyer rrjetin.
Mediat turke kanë zbuluar detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë prej 1.5 ton kanabis që u sekuestrua ditën e djeshme. Lënda narkotike e trafikuar pretendohet se kishte ardhur nga Shqipëria vetëm sepse sipër thasëve shkruhej Made in Albaniajë e trafikantëve për të humbur gjurmët. Policia turke nuk jep asnjë të dhënë se me çfarë mjeti është transportuar , kur dhe ku janë personat që e soollën në Turqi, sepse tre turqit janë kapur në një pyll ku u kishte ngelur në baltë kamioni me ngarkesën e kanabisit.