osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dorëheqja e Madhe! Çfarë po i shtynë miliona vetë të largohen nga puna?!

Dorëheqja e Madhe! Çfarë po i shtynë miliona vetë të largohen nga puna?!

‘Dorëheqja e Madhe’ është një term i huazuar nga ‘Depresioni i Madh’ i cili na kujton kohën kur kriza e thellë ekonomike nisi në SHBA dhe kaploi të gjithë botën – por ç ‘lidhje kanë vitet 30’ me fundin e vitit 2021?

Depresioni i Madh nisi në Shtetet e Bashkuara pas një rënieje të madhe në çmimet e aksioneve rreth shtatorit të vitit 1929 duke nxitur një krizë ekonomike e cila zgjati deri në vitin 1941.

Kjo kohë përfaqëson një pikë referimi që na kujton brishtësinë e sistemit tonë ekonomik dhe që do të vlejë përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit.

Vijmë në muajin prill 2021, kur më shumë amerikanë i lanë vendet e tyre të punës se sa kurdo tjetër në histori, sipas Byrosë së Statistikave të Punës. Ky rekord u thye në muajin korrik, dhe sërish në gusht. Dhe një tjetër herë në shtator. Kjo prodhojë atë që njerëzit sot i referohen me termin “Dorëheqja e Madhe’.

Plot 4.2 milionë amerikanë hoqën dorë vullnetarisht nga puna vetëm në muajin tetor – një shifër paksa më e ulët se plot 4.4 milionë të tjerë që hoqën dorë në shtator. Në total, 39 milionë vetë kanë hequr dorë vullnetarisht nga puna që prej fillimit të vitit 2021.

Pra, çfarë është Dorëheqja e Madhe?
Dorëheqja e Madhe përshkruan normën më të-lartë-se-normale të punonjësve që po japin dorëheqjen duke nisur nga pranvera e vitit 2021 e deri ditët e sotme. Termi u piketua për herë të parë nga Pr. Anthoni Klotz, sipas The Boston Globe.

Një sondazh i kryer nga Microsoft në janar të vitit 2021, zbuloi se në rang global më shumë se 40% të punonjësve po konsideronin të linin vendet e tyre të punës.

Por, ekonomisti i Harvard, Jason Furman është shprehur se numri i atyre që po lënë punën mund të jetë në të njëjtin ritëm me vendet e reja të punës që po hapen pas pandemisë, gjë që sugjeron se edhe volumi i lartë i mundësive mund të jetë një katalizator i mundshëm për këtë ‘Dorëheqje të Madhe’.

Në të njëjtën kohë, shumë njerëz kanë pasur mundësinë gjatë pandemisë dhe karantinimit të gjatë, që të kenë një ide më të qartë të asaj që dëshirojnë të bëjnë më karrierën e tyre, gjë që i ka shtyrë të lënë punët e tyre në kërkim të pozicioneve më të volitshme.

Si ta kuptojmë ‘Dorëheqjen e Madhe’?
Duhet pranuar se njerëzit kanë përfituar edhe nga klima e tregut, duke kërkuar të lënë punën për arsye edhe më tradicionale, siç janë dëshira për kompensim dhe benefite më të mira apo edhe mospasja e mundësive për të avancuar në punët e tyre përkatëse.

Të qëndruarit në shtëpi ka qenë gjithashtu një arsyeje që ia ka ndryshuar këndvështrimin për punën shumë njerëzve. Në këtë kontekst, shumë prej atyre që janë bërë pjesë e kësaj Dorëheqjeje të Madhe, po gjejnë alternativa të reja për të punuar në mënyrë më të pavarur siç është freelancing apo puna në distancë.

Por shumë kritikë kanë pasur dyshimet e tyre, dhe njëri nga ata është gazetari Derek Thompson, nga The Atlantic, i cili ka renditur 3 mite të pavërteta rreth kësaj Dorëheqjeje të Madhe.

Miti 1: Dorëheqja e Madhe ka të bëjë me dorëzimin
Një problem themelor me termin Dorëheqje e Madhe, sipas Thompson, është fakti që tingëllon si një humbje e madhe. Nëse dikush ju thotë se “Kompani ime pësojë një dorëheqje të madhe vitin që shkojë,” ju me siguri do të mendonit se kompania ime ka humbur shumë punonjës. Dhe nëse më pas ju them se ajo u rrit me 20%, ju do të bëheshit konfuz.

Por, kjo është pikërisht ajo që po ndodh në ekonominë e përgjithshme. Shtimi i dorëheqjeve ka prekur më tepër vendet e punës të cilat paguajnë pak, dhe ata që po i lënë këto vende po i zëvendësojnë me punë që paguajnë më mirë. Kjo sipas Thomson, e bën më të saktë të quhet Zëvendësimi i Madh se sa Dorëheqja.

“Mënyra më e mirë për ta menduar këtë zhvendosje të madhe njerëzish është si një revolucion i tregut të punës, më shumë se sa diçka negative,” – thotë ai.

Miti 2: Dorëheqja e Madhe ka të bëjë me lodhjen psikologjike
Lodhja psikologjike, apo e njohur ndryshe si burnout, është përfolur shumë kohët e fundit si një shkak kryesor pas numrit të lartë të dorëheqjeve. Por, sipas Thompson, edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm shumica e atyre që po raportojnë të tillë lodhje psikologjikë, janë të punësuar në vende që paguhen mirë dhe janë shumë më pak të predispozuar për ta lënë punën.

Ndaj, ajo që raportuesi i The Atlantic thekson është se ai “nuk po thotë, që lodhja psikologjike nuk ekziston”, por se është më e rëndësishme të fokusohemi tek shkaku kryesor i këtij fenomeni – që është nevoja e njerëzve për të lënë punë që paguhen pak, në tentativë për të gjetur vende ku vlerësohen më mirë.

Gjatë kësaj periudhe, punonjësit e industrisë së hotelerisë dhe restoranteve po japin dorëheqje 4 herë më shumë se ata që punojnë në sektorë më elitar, siç janë shërbimet profesionale dhe biznesit, thotë Thompson.

Miti 3: Ky është një fenomen i vitit 2021
Sigurisht, gjatë këtij viti ne po shohim shifra rekord të njerëzve që po lënë punën, por ky fenomen ka kohë që ndodh. Më saktë, ka që në kohën kur ekonomia u pasurua me botën digjitale dhe tregun online. Gjithnjë e më shumë industri, aplikacione dhe vende alternative pune po bëhen të qasshme nga qytetarë nga e gjithë bota, të cilët sot si asnjëherë tjetër në historinë e njerëzimit, nuk kanë nevojë të zhvendosen për të nisur një punë të re.

Dhe sado që jo të gjitha punët mund të bëhen nga shtëpia, pandemia ka qenë një moment kyç i cili përcaktoi këtë revolucion global për sa i përket punës në distancë.

Kjo, e bashkuar me revolucionin e madh teknologjik dhe me frikën e njerëzve se punët e tyre ekzistuese mund të bëhen të automatizuara – pra do të zëvendësohen nga një sistem robotik ose inteligjencë artificiale – ata përdorën kohën e shtuar gjatë karantinimit, për të bërë zgjedhje më të zgjuara dhe me perspektivë më afat-gjatë për sa i përket jetës së tyre profesionale.

Mbetet vetëm për t’u parë se ç ‘efekt do të ketë kjo Lëvizje e Madhe historike, në momentin që dallga që po merr me vete miliona njerëz, do t’i afrohet bregut.