Briken Calja, është shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në shtytje në peshën deri 73 kg.
Lidhur me këtë një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili shprehet se talenti dhe puna e Calajt meriton përulje me respekt.
“KAMPION BOTE Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës #RESPEKT” shrkuan Rama.