Izraeli rrëmbeu këtë vit vendin e parë në Eurovision. Ndërsa Eugent Bushpepa u rendit i 11-ti. Performaca e Gentit në skenë padyshim që emocionoi çdo shqiptar.
Genti mori 184 pikë. 12 pikët e Shqipërisë shkuan për vendin fqinj, Italinë , e cila përfaqësohej nga këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta. Ndërkaq, vendi që i dha 12 pikë Shqipërisë ishte Azerbajxhani. Zv. drejtori i RTSH , Martin Leka e quan se i vetmi shtet që na dha 12 pikë ishte TAP-i, duke e lidhur këtë me gazjellësin që vjen që kalon në shumë vende të Europës juglindore duke përfshirë edhe vendin tonë. Ndërsa e quan këtë kompeticion si Euro(pa)vission.
“Euro(pa)vission: I vetmi shtet qe na dha 12 pike ishte… TAP-i
Genti e fitoi Festivalin e tij: ishte padyshim vokali me i mire i ketij kompeticioni!”, shkruan Leka.