Ka përfunduar festivali i Eurosong, ku Shqipëria përfaqësohej me këngëtarin Eugent Bushpepa. I cili nuk ka arritur që të fitoj por ka marrë një rezultat shumë pozitiv, pasi është renditur në vendin e .11.
Ndërkohë që këngëtarja tjetër Eleni Foureirja, që përfaqësonte Qipron ka arritur në vendin e 2 e dytë.
Ndërsa Itali me Ermal Meta dhe Fabricio Moro, ka arritur që të arrij një rezultat pozitiv pasi ka marrë vendin e 11.
Zhgënjimi i menjëhershëm i shqiptarëve ishte votimi i jurisë italiane e cila nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë, ndryshe dhe nga fqinjët tanë që shquhen për nota racizmi, madje dhe serbët na dhanë një pikë.
Shqiptarët shpërthyen në rrjetet sociale duke sulmuar madje dhe shqiptarët që jetojnë në Itali duke i akuzuar që nuk kanë votuar për Eugentin.
Por e vërteta është ndryshe, ajo cfarë u shfaq mbrëmë live ishin votat e jurisë, por votat e publikut e kanë përmbysur rezultatin. Shqiptarët por me siguri dhe shumë italianë kanë votuar maksimalisht për këngën ‘Mall’ duke i dhënë asaj 12 pikë.
Po ashtu 12 pikë nga votat e publikut kemi marrë dhe nga Maqedonia, me 10 pikë u vleresuam nga publiku në Mal të Zi dhe Greqi, Zvicra me 7 pikë.
Pra shqiptaret kanë votuar maksimalisht kudo ato janë ndodhur, por në një festival ku gjithcka është kthyer në politikë, nuk vlen shumë kënga se sa shteti, mbase kjo ishte dhe arsyeja pse Qipro që përfaqësohej nga një shqiptare si shtet i vogel nuk arriti të fitonte./shqiperiaime