osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hapet rruga për ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë: Në janar nisin punimet

Hapet rruga për ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s në  Kuçovë: Në janar nisin punimet

Është hapur rruga për ndërtimin e bazës ajrore të Kuçovës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha pas mbledhjes së qeverisë se sot u kompletua kuadri rregullator dhe ligjor ndërsa punimet pritet që të nisin në janar.

“Në mbledhjen e sotme sapo miratuam një vendim që lidhet me projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës së Forcave tona të Armatosura në bazën ajrore të Kuçovës që me vendimin e sotëm kompleton kuadrin rregullator dhe ligjor dhe i hap rrugën fillimit të punimeve.

Në ditët e para të janarit ne do të vendosim në mënyrë simbolike gurin e parë të bazës taktike të Kuçovës, një bazë taktike e NATO-s.

Një lajm shumë i mirë edhe për familjet që preken nga vendimi i sotëm i shpronësimit. Ju siguroj që do të shpronësohen në vlerën e plotë të tregut bazuar në të gjitha aktet ligjore dhe pa asnjë vonesë.

Për banorët e zonës është një lajm dyfish i gëzuar sepse është një investim prej 50 milionë euro që do të thotë zhvillim ekonomik, punësim për të gjithë zonën përreth”, tha Peleshi.

Baza e Kuçovës sipas ministrit është shumë e rëndësishme edhe për sigurinë e rajonit.

Vetëm për fazën e parë të projektit do të financohen 50 milionë euro nga fondet e NATO në partneritet me qeverinë shqiptare.

Aeroporti i Kuçovës është ndërtuar në 1955. I vetmi investim i kryer në këtë bazë është në 2004, por aktualisht edhe pse qëndron i hapur është në gjendje të amortizuar.