osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali Berisha pranon vërtetësinë e fotos me Enver Hoxhën: Kisha miqësi me djalin e tij dhe Lilianën

Sali Berisha pranon vërtetësinë e fotos me Enver Hoxhën: Kisha miqësi me djalin e tij dhe Lilianën

Sali Berisha ka pranuar vërtetësinë e fotos me Enver Hoxhën.

Ai tha se ka qenë në një festë i ftuar me Liliana Hoxha, pasi ka pasur miqësi me të dhe me të shoqin.

Berisha tha se Enveri ka kaluar rastësisht aty, i ka dhënë dorën, ka qendruar dy minuta dhe më pas është larguar.

Jonila Godole: Në ditët e fundit ka patur shumë pyetje që janë ngritur në lidhje me një foto që është publikuar e juaja në prani të diktatorit Hoxha dhe pastaj një lajm tjetër që ka dalë, që dikush një mjeke kolegia juaj, që ju ka akuzuar, sipas saj, ju keni ndikuar në largimin e saj nga Tirana dhe në internimin e saj.

Sali Berisha: Është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo. Në qoftë se sheh një intervistë timen ai që po drejton sot emisionin më pyet, a e ke takuar personalisht Enver Hoxhën? Jo i them unë, personisht nuk e kam takuar asnjëherë sepse nuk e kam takuar kurrë personalisht. Por i them ka kaluar ajo që tregon fotografia.

Kemi qenë në një ditëlindje mesa di unë të Liljana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës Shkenca dhe Jeta dhe unë kam qenë një bashkëpunëtor dhe anëtar bordi i kësaj reviste. Aty ka ardhur dhe ka kaluar, mund të jetë ulur 2 minuta, nuk e mbaj mend, ka dhënë dorën dhe ka ikur.

Kjo ka qenë. Në qoftë se një takim kolektiv quhet personal, merreni. Por unë nuk e kam mohuar, e kam shpjeguar edhe herë të tjera, që unë kam patur miqësi qoftë me këtë renë e tij por edhe me të shoqin e saj.

Ndërsa në lidhje me akuzat se ka internuar kolegen e tij Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj, Berisha shprehet se kjo nuk është aspak e vëretë, por trillim.

Ai kujtoi një takim të vitit 2010 me mjeken Margarita Kostaqi, e cila, sipas tij, i ka thënë konkretisht: “Sali të lutëm më nxirr në ndonjë media t’ja u marr fytyrën këtyre që shpifin ndaj meje dhe tu tregoj se kush ka qenë Sali Berisha”.

“Sa i takon shoqes time. Ironi e fatit aty ishte një dëshmitar, ai quhet Blendi Fevizu. Rama më thoshte ne parlament se ke persekutuar një mjeke.
Një ditë, në vitin 2010 me Blendi Fevizun duke pirë kafe shoqja ime vjen dhe më përqafon dhe më thotë: Sali të lutëm më nxirr në ndonjë media tja u marr fytyrën këtyre që shpifin ndaj meje dhe tu tregoj se kush ka qenë Sali Berisha.

Margarita Kostaqi ka qenë një mjeke e nderuar dhe kam punuar me te në një klinike për shumë vite. Ajo ishte bashkëshortja e mjekut personal të Mehmet Shehut. Kur kryeministri vrau veten, në të gjitha rastet kur ndodhnin këto, personelin e dëbonin, e internonin ose e burgosnin.

P.sh, oficerin Ali Cenon e burgosën. Milton dhe të shoqen i dëbuan apo i transferuan. Në atë kohë unë nuk kisha kompetencë. Unë sekretar partie kam qenë në 1979 dhe janë dokumentet. Kjo është historia, e gjitha është trillim”, tha Berisha.