Vizita e të dërguarit të posaçëm të DASH, në Ballkan duke se ka fashiti zemrat për revolucionin e foltores. Mesazhi i qartë amerikan se: i vetmi person që konsiderojnë në opozitën shqiptare është Lulzim Basha, si dhe ftesa për në Uashington kanë konfirmuar përfundimisht pamundësinë e revolucioneve për marrjen e selisë.
Nga sot selia e PD është e paprekshme, pavarësisht ëndrrave të personazhit “Non Grata”, që pretendon të riciklohet për një pazar të mundshëm me amerikanët. Mundësia që ju dha Sali Berishës në vitin 2019 për tu tërhequr me elegancë nga politika, duket se nuk do të ketë më mundësi ripërsëritje.
Escobar ishte i prerë në mesazhin e tij përpara shqiptarëve dhe demokratëve. Sali Berisha është i korruptuar dhe për amerikën është personazh që është futur në spamin e së keqes. Mesazhi i dytë i Escobarit ishte për Ilir Metën:
“ I ekzekutuar” politikisht dhe ushqim për drejtësinë shqiptare.
Nëse në Maqedoni i dërguari amerkan takoi Presidentin e Republikës, këtu e ekskludoi në mënyrë të dhunshme, duke i çuar një sinjal të tmershëm për të ardhme e tij.
Përfundimisht binomi Berisha-Meta preu biletën përfundimtare për largimin nga politika shqiptare, por dhe është në udhëkryqin e të kaluarës së tyre problematike.
SHBA nëpërmjet të deleguarit të saj paralajmëroi qartazi se, një ditë të caktuar Shqipëria do të gdhihet me një mazhorancë të re me në krye Lulzim Bashën. Atë që ambasadori Arvizu e konsideroi ylli në ngjitje me ç’duket pasaardhësit e tij po e përmbushin profecinë e tij.
Politika amerikane dhe gjuha e tyre diplomatike, duket se ka marrë fund dhe është bërë shumë e drejtëpërdrejtë në raport me shtetet aleate apo satelite.
Është shumë e qartë se, SHBA nuk kanë ndërmend të lëshojë terren në Ballkan dhe në Europë.
Nëse Gjermania, Italia, dhe BE në përgjithësi janë vënë në rresht përballë kërkesave amerikane, (kompania Huawei, gazsjellësi Nord Stream 2, bllokada ndaj lojërave olimpike Pekin 2022 etj) lojërat provinciale të Sali Berishës janë lëvizje milingonash në strategjinë megayjore të amerikanëve.