Gazetari Blendi Fevziu i ftuar sot në emisionin ‘Radar’ kujtoi lëvizjen studentore të dhjetorit 1990 që solli ndryshimin e madh politik në vendin tonë.
Fevziu ka treguar edhe ndjesinë e frikës më të madhe që e kishte pushtuar ndonjëherë dhe ishte pikërisht ajo e policisë së asaj kohe në momentin kur sapo kishte nisur protesta studentore.
Megjithatë Fevziu u shpreh se frikën e kishte vrarë sapo kishte parë shokët e tij të kapur dorë për dorë duke protestuar.
“Ngela në kordonin e policisë. Ka qenë momenti i parë që e kam ndjerë frikën në qënien time. U shfaq katërshja e parë. 4 veta që ishin kapur në rreshtin e parë.
Ishte Azem Hajdari, një nga Korça dhe një shoku im që ishte ne rreshtin e parë. Vura re se grupi i parë shtrëngoheshin me njëri tjetrin. Ka qenë momenti i parë. Të gjithë atë frikë kur pash shokun e klasës u zhduk frika dhe ky ishte momenti kur kam vrarë frikën.
U rrotullova tek Ambasada Amerikane dhe u futa në turmë derisa u shpërndamë me forcë. Erdhën shumë qytetarë të Tiranës.
Të gjithë hapën dyert për të pritur studentët. Ne e dinim se komunizmi kishte humbur. Edhe asnjë nuk ka nxjerr jashtë studentët që u shpërndanë me forcë.” tha Fevziu.