Një lajm tronditës ka ardhur nga aktori i njohur amerikan Nick Cannon. Mes lotësh ai ka njoftuar se ka humbur djalin e tij të vogël nga një tumor në tru.
Cannon bëri të ditur lajmin e trishtë të martën në “The Nick Cannon Shoë”, duke i thënë audiencës se djali i tij pesë muajsh, Zen, ndërroi jetë.
Nick tha se gjërat morën një kthesë për keq rreth Ditës së Falënderimeve dhe tumori filloi të rritet shumë shpejt.
41-vjeçari thotë se ai e kaloi fundjavë në Kaliforni me djalin e tij, dhe të dielën ata bënë një udhëtim në oqeanin ku Nick mbajti Zen për herë të fundit, shkruan TMZ.