Një debat i ashpër u zhvillua sot në emisionin ‘Studio Live’ mes dy demokratëve, Luan Baçi mbështetës i Sali Berishës dhe Skerdjan Dhuli, në krah të Lulzim Bashës.
Luan Baçi këmbëngul se nuk ka asnjë provë për shpalljen ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit, teksa thekson se sipas tij, vizita e të dërguarit special të SHBA-së për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar, nuk është sinjal për Berishën.
“Korrupsioni me shpalljen Non Grata është shumë dashakeqëse, është pa fakte, pa prova, nuk është Gjykatë DASH, por duke e pranuar lehtë që të dhënat janë nga OJF apo urdhrat nga qeveria e Ramës. Eskobar do të vinte në Shqipëri dhe do të takonte Bashës i kryetar të opozitë, nëse nësër do të jetë Berisha”, tha Baçi.
Mirëpo, krejtësisht ndryshe e ka interpretuar, Skerdjan Dhuli ish-anëtar i Këshillit Kombëtar.
“Fakti që vizitën e parë e bëri në zyrën e Bashës, pasi në atë zyrë kishte shkuar dhe Reeker me të njëjtin mesazh, tregon që SHBA më në fund i kanë kthyer sytë nga PD, ata kanë shpallur Berishë ‘Non Grata’, ata i kanë kërkuar shumë më shumë, që ta largojnë Berishën nga politika”, tha nga ana tjetër.
Ndonëse qëllimi kryesor, sipas Baçit, nuk është shkarkimi i Lulzim Basha, kjo do të ndodh. Vendimi i delegatëve për shkarkimin e Bashës, për pas do i kalojë anëtarësisë, e për rrjedhojë, thekson deputeti, Basha nuk do të jetë më në krye të PD-së.
“Kuvendi i PD është në 11 dhjetor, i veçantë se për herë të parë ndodh që Kuvendi të thirret nga anëtarësia, do të doja që të rrija larg spekulimeve, që nuk është jo statutore është një debat bosh, injorancë e tepruar në njohjen e statutit, 1/4 ka të drejtë të thirrë Kuvendin dhe më këtë merren të gjitha vendimet.
Në 11 dhjetor, shpresoj dhe besoj me një pjesëmarrje mbi 60% të delegatëve, nuk është Foltore, rezultuan që ishin të suksesshme jo vetëm nga masiviteti, por edhe dakordësia për problematikat që ka pasur PD. Qëllimi kryesor, kjo nismë duhet të kishte nisur pas 25 prillit, pa pritur që Basha të merrte një vendim të tillë për ta larguar nga grupi parlamentar, kjo foltore që u aktivizua në të gjithë vendin, bëri atë që duhej ishte bërë pas 25 prillit, të gjithë heshtën, unë e ndjej veten fajtor, e kam dëgjuar me endje fjalimin me Mark Markun.
Do mblidhet Kuvendi, 70% e delegatëve, do ketë ndryshime të rëndësishme në statut, e kemi votuar pa u lexuar, u bën ndryshime të çuditshme, një nga pikat do të quhet ‘neni Basha’, që ai që humbet zgjedhjet, do shkarkohet. Berisha ka autoritetin shtymë të fuqishëm, por absolutisht nuk kalonte asgjë pa strukturë. Pas shkarkimit do të kalojnë anëtarësi dhe do të shkarkohet dhe anëtarësia, në një fazë të dytë shumë të shpejt dhe Kuvendi ka të drejtë”, tha Baçi.
Në këtë “histori”, Dhuli nuk ka lënë anash presidentin Ilir Meta, për të cilin tha me bindje se pasi të përfundojë mandatin do të ketë të njëjtin fat si Berisha, do të shpallet ‘Non Grata’
“Meta pas përfundimit të karrierës do të jetë ‘Non Grata’ se një nga arsyet pse Berisha u fut në listën e zezë është se ka shpëtuar nga burgu Ilir Metën”, përfundoi Dhuli.