Gazetari Frrok Çupi ka nxjerrë prapaskenat sesi Sali Berisha u instalua në krye të PD-së. Sipas tij është bërë një sherr i madh, aq sa t gjithë janë detyruar t’iu luteshin anëtarëve që të votonin për Berishën.
“Nga elementët më të rëndësishëm me të cilët hyri në konflikt kryesimi i PD-së, pasi u zgjodh Berisha, pasi u instalua si kryetar i PD-së në 14 shkurt. Ai e mori me forcë. Kur u bënë votimet , u bënë në zyrën e kryeredaktorit të PD-së se kam qenë vet prezent, 1 anëtar votuan me votë të fshehtë dhe kemi pasur 3 kandidatë.
Ka qenë Berisha, P:ashko dhe Meksi. Mbas një grindjeje shumë të madhe mes Berishës dhe Pashkos, se pse Pashko kishte takuar Ibrahim Rugovën në Vjenë, Berisha donte ta vriste se përse e kishte takuar para tij se nuk të ka caktuar partia. Kemi filluar dhe kemi bërë votimet.
Në votimet e kësaj date ka dalë ky rezultat, 2 vota ka fituar Berisha, 2 Pashko dhe 2 vota Leka Meksi. Dmth kryetari i PD-së u zgjodh Leka Meksi. Në atë kohë ka filluar ulërima e Berishës, dmth nuk kishte bishë që mund të ulërinte më shumë. Ajo zyra ka qenë me dërrasa dhe thërriste në të gjitha anët, e mori vesh gjithë lagjja në rrugën Fortuzi. Nga ora 2-3 e natës, i lutej Leka, të lutem ti jap unë votat vetëm mos na e bëj këtë gjë.
Tani kur Azemi dhe Ben Imami kanë ikur nga partia se Azemi tha që unë e kam për një tropojan tjetër nuk e kam për dikë tjetër. Iku Azemi u prish partia, iku dhe Beni . Kur i Kemi mbledhur ne ata ka qenë shumë vonë. Por pastaj u detyrua bëmë një mbledhje të gjerë dhe iu thamë në rrethe votoni për Sali Berishën se do të na marrë më qafë. Të gjithë që kanë ardhur nga rrethet iu thamë votoni për Saliun.
Emin Barçi u ngrit dhe iu tha ju jeni Lecka. Konflikti i parë ka lindur me gazetën sepse e donte të gjithën për vete. Unë e kam nxjerrë përjashta kur donte të ndërhynte me ato të tijat”, tha Çupi.