Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar është takuar edhe më kryeministrin Edi Rama. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu mëson se zoti Escobar ka pohuar se SHBA në muajt në vazhdim do ta përshkallëzojë luftën me të korruptuarit në Shqipëri deri në nivelet më të larta, por nuk ka dhënë detaje specifike.
Në Tirana Gabriel Escobar u prit edhe me Olta Xhackën ministre për Europën dhe Punët e jashtme e cila thotë se ishte një takim i shkëlqyer duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, thekson Olta Xhaçka e mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët amerikanë për agjendën e rajonit.
Ndryshe nga vizita në Maqedoninë e Veriut nga ku zoti Escobar u takua edhe me presidentit Stevo Pendarovski, në Shqipëri ai preferoi mos të përfshinte në agjendë presidentin Ilir Meta.