osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta tenton të rikthehet si protagonist para gjyqit të shkarkimit, strategjia me “vendoret” dhe si rrezikon shpalljen “non grata”, pasuria rrezikon presidentin

Meta tenton të rikthehet si protagonist para gjyqit të shkarkimit, strategjia me “vendoret” dhe si rrezikon shpalljen “non grata”, pasuria rrezikon presidentin

Presidenti Ilir Meta duket se do të bllokojë zgjedhjet e pjesshme vendore. Gjykata Kushtetuese la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit, por 6 bashki janë pa kryetarë dhe ligji detyron kreun e shtetit të shpallë datë të re për këto njësi vendore.

Të martën këshilltari i tij ligjor sulmoi Kushtetuesen ndërsa dje Meta i pyetur për këtë çështje e shmangu duke dhënë sinjale se nuk do të ketë dekret të ri. Por cila është strategjia e presidentit? Me zgjedhjet e 25 prillit ai doli tërësisht jashtë loje. Para tyre Meta ishte shumë protagonist dhe tërhiqte vëmendje madje dhe më shumë se opozita, por më pas ai u la në hije.

Si me magji, në momentin që ish-kryeministri Berisha nis luftën me Bashën, Meta doli nga “strofulla” dhe nisi të japë një sërë intervistash ku sulmonte liderin demokrat. Pra presidenti nisi lëvizjet që të bëhej protagonist, ndërkohë që në të njëjtën periudhë u caktua dhe data për gjyqin tij.

Edhe kjo çështje u kalua dhe Meta ra sërish në heshtje dhe si duket përmes zgjedhjeve vendore ai kërkon sërish të jetë në qendër të vëmendjes duke bërë presione dhe duke dërguar sinjale. I gjithë meraku është tek 18 janari. Më 18 janar Gjykata Kushtetuese nis gjyqin për shkarkimin e Metës dhe sinjalet janë se ai mund të shkarkohet. Kushtetuesja mund të plotësohet me 1 ose 2 anëtarë të rinj dhe ndikimi i presidentit aty rrudhet. Zgjedhjet vendore treguan se Meta nuk ndikon dot në Kushtetuese dhe kjo e ka trembur.

Por frika nuk është vetëm te shkarkimi, por te ajo që mund të vijë më pas. Çdo ditë që kalon shtohen sinjalet se amerikanët e kanë futur në listën e zezë presidentin. Që pas 25 prillit ai nuk ka pasur asnjë takim me përfaqësuesit e SHBA. Në verë erdhi zyrtari i lartë i DASH, Philip Reeker, po ashtu disa delegacione me kongresmenë e senatorë, ndërsa sot vjen Gabriel Escobar, i cili nuk do e takojë presidentin. Pra duket qartë se Meta pasi të dalë nga Presidenca ka shumë gjasa të shpallet “non grata”. Nëse ndodh kjo, telashet pastaj janë zinxhir dhe presidenti kësaj i druhet.

Pasuria e presidentit

SHBA dje nisi sanksionet ekonomike ndaj të korruptuarve dhe do të bashkëpunojë me shtetet partnere që të ketë masa ndaj politikanëve të zhytur në afera. Pra të gjithë ata që hyjnë në listën e zezë të amerikanëve nuk do e kenë aspak të lehtë të ecin para dhe presidenti rrezikon të jetë një prej tyre. Por çfarë e rrezikon presidentin? Meta është ndër politikanët me pasurinë më të lartë në vend.

Edhe pse gjithmonë ka punuar me rrogë shteti, herë deputet dhe herë ministër, ka pasuri me vlerë miliona euro. Deklarimet e para në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë, por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro.

Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidenti aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI. Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem.

Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2008 Meta dhe Kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë. Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna. E njëjta situatë dhe në vitin 2009.

Por në vitin 2010 dhe për koincidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash. Ka deklaruar pagën si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë. Më pas Kryemadhi ka shitur plot 13 apartamente duke përfituar qindra mijëra euro.

Nëse shohim përcaktimin e DASH për Berishën, aty thuhet se ai ndihmoi pasurimin familjes dhe aleatëve. Ndër aleatët e Berishë ka qenë Meta dhe duket qartë se ai është i rrezikuari i radhës. Por sinjalet janë se telashet mund të mos mbyllen me kaq, pasi amerikanët kanë kërkuar që emrat “non grata” dhe të hetohen. Nëse ndodh kjo, atëherë duket se do kemi zhvillime shumë të forta në politikën shqiptare.