Sulmet ajrore izraelite lanë të vrarë këtë javë në Siri 42 persona. Monitoruesi sirian për të drejtat e Njeriut në Britani u shpreh se më datë 10 maj ishin 27 persona të vrarë, mes tyre 11 iranianë dhe 6 ushtarë sirianë.
Më 8 maj mbetën të vrarë 15 persona nga të cilët 8 iranianë.
Siria ka akuzuar Izraelin për sulmet e 8 majit. Izraeli zyrtar deklaroi se sulmet e 10 majit ishin përgjigjje e sulmit ajror iranian ndaj tyre në pikën Golan.