osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali Berisha është njësoj dhe nuk ka ndyshuar sa herë që ka pasur pushtet

Sali Berisha është njësoj dhe nuk ka ndyshuar sa herë që ka pasur pushtet

Nga Mero Baze

Emisioni “Fiks Fare” sjell sot 14 dëshmi nga mbledhja e organizatës së partisë dhe Byrosë së Partisë së Mjekësisë në vitet ’80, kur drejtohehej nga Sali Berisha, në të cilën zbardhet roli vendimarrës i Sali Berishës në dëbimin dhe internimin e dy mjekëve Milto dhe Margarita Kostaqi, nga Tiranë në Kryevidh të Kavajës.

Ndër të intervistuarit janë vetë mjekja Margarita Kostaqi, pjesëtarë të Byrosë së Partisë së Universitetit, ish- sekretari i Parë i Durrësit dhe rrjeti i mjekëve që janë ndeshur me Sali Berishën si sekretar partie, për këtë problem.

Fuqia e dëshmive është se ato janë rregjistruar 12 vite më pare, kur shumica e personazheve ishin gjallë. Pasi investigimi i plotë u krye, mjekja Kostaqi, burri i së cilës kishte qenë mjek i Mehmet Shehut, u frikësua dhe kërcënua nga njerëz të Berishës dhe kërkoi që të shmangej publikimi i emisionit.

Tani dy mjekët kanë vdekur dhe hakmarrja e Sali Berishës nuk ka çfarë t’u bëjë më keq, se sa u ka bërë. Ata të dy vdiqën të “internuar” në Kavajë dhe pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, pasi askush nuk i konsideroi më as të persekutuar, dhe as komunistë.

Fëmijët e tyre ja dolën të mbijetojnë dhe t’i përcjellin me dinjitet prindërit e tyre.

Më e rënda në gjithë dëshmitë është përgjërimi i Margaritës, e cila i thotë gaztarit të Fiks Fare në mirëbesim “se ju nuk e dini kush është Sali Berisha”.

Nga pikëpamja profesionale, dëshmitë kompletojnë një të vërtetë të padiskutueshme, që Sali Berisha ka qenë sekretar Partie brutal, dhe duke nxitur internimin e çiftit të mjekëve që i kishin shërbyer Mehmet Shehut, në një fshat të Kavajës, shpresonte të ecte para në karrierën e tij si komunist.

Sot kjo dëshmi është publike me zë dhe figurë dhe atë duhet ta shikojë çdo demokrat, çdo mbështetës qorr i Sali Berishës, dhe mbi të gjitha, secili qytetar shqiptar që mendon se duhet të jetë antikomunist, por shkon pas Sali Berishës.

Ky investigim tregon karakterin despotik të Sali Berishës në komunizëm, i cili është i njëjtë dhe në demokraci, por natyrisht me më pak mundësi në dorë për të shtypur njerëz.

Sa herë që ai ka pasur pushtet, është sjellur njësoj.

Kur kishte pushtet të dëbonte dhe internonte, siç është ky rast, që e ka bërë me zell.

Kur mori gjithë pushtetet më 1992, dhe kishte kritikë përballë, i zbonte pa asnjë hezitim.

Kur kishte mundësi të shtypte me dhunë kundërshtarët apo arrestonte, e bënte këtë, siç e bëri me Fatos Nanon dhe me protestat e socialistëve deri më 1997.

Kur kishte mundësi të vriste, siç ndodhi më 21 janar 2011, e bëri me qetësi dhe u vetëlavdërua.

Ai nuk ndryshoi asnjëherë. Ngeli një shpirt diktatori, në komunizëm dhe demokraci. I vetmi ndryshim i atëhershëm me tani, është sistemi. Atëhere ishte komunizëm dhe ishte më lehtë të bëje keq, tani është demokraci dhe është shumë here më vështirë të bësh keq.

Sali Berisha është njësoj dhe nuk ka ndyshuar. Ndaj duhet të ndryshojë PD dhe shoqëria shqiptare ndaj tij. Duhet braktisur si një vemje e komunizmit.