Zoti drejtor I gazetës.
Po ju shkruaj si person që kam qenë dëshmitarë në skenën ku Berisha ka takuar Enver Hoxhën, për të saktësuar disa detaje që lidhen me fotografinë që botuat dy ditë më parë.
Lidhur me foton e Saliut tek Enveri, si person qe kam qene prezent ne ate takim, saktesoj sa vijon:
– Motivi i takimit: pjesemarrja ne ceremonine e 30 vjetorit te datelindjes se Sokol Hoxhes;
– Data e ceremonise: 14 shkurt 1981, ne mbremje;
– Vendi i ceremonise: salla kryesore e pritjes, ne katin e pare te pjeses se re te shtepise se Enver Hoxhes;
– Numri i te ftuarve: rreth 100 veta, ne mes te te cileve edhe nga rrethi shoqeror i Liljana Hoxhes, siç eshte rasti i Sali Berishes;
Enveri bashke me Nexhmien erdhen ne salle pasi te ftuarit kishin pak kohe qe ishin mbledhur. Ai i dha doren nje per nje te gjithe te ftuarve, te cilet ne ato momente prezantoheshin. Saliu, shume i lumtur kur i erdhi radha, u perkul gati 90 grade dhe perveç emrit shqiptoi edhe profesionin “kardiolog”. Me sa mbaj mend, Sulo Gradeci shkrepte aparatin ne çdo shtrengim duarsh. Ka shume mundesi qe te ekzistoje edhe nje foto e momentit kur Enveri i ka shtrenguar doren Saliut.
E rende, madje shume e rende, eshte mohimi kategorik qe ai ka bere se nuk e ka takuar kurre Enver Hoxhen. Kjo e damkos ate si nje genjeshtar ordiner, si nje njeri te cilit nuk mund t’i besosh asgje.
Sali Berisha dhe Simon Stefani
Ndërkohë ai e di shumë mirë se Enver Hoxhën nuk e ka takuar vetëm aty. Në klinikën qeveritare kur u sëmurë Simon Stefani nga zemra, Enver Hoxha erdhi vet dhe takoi personalisht Berishën duke I dhënë porosi ta ndiqte aty pa lëvizur.