osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vettingu/ Bankat dhe noterët fundosin gjyqtarët dhe prokurorët. KPK: Kushdo që ka bërë afera nuk i shpëton procesit

Vettingu/ Bankat dhe noterët fundosin gjyqtarët dhe prokurorët. KPK: Kushdo që ka bërë afera nuk i shpëton procesit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë dje të tjera prova se kushdo gjyqtar dhe prokuror që ka bërë afera nuk do i shpëtojë dot këtij procesi. KPK zbardhi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, ku ka treguar me detaje se si u zbuluan apartamentet dhe paratë e pa justifikuara prej tij. Gjyqtari iku pasi nuk dha argumente para komisionerëve se ku i kishte siguruar paratë për 3 apartamente që zotëron. Sipas vendimit, kanë qenë bankat e nivelit të dytë dhe noterët ata që kanë fundosur gjyqtarin.

Por kjo tregon se e njëjta rrugë është ndjekur dhe për emrat e tjerë. Fillimisht KPK ka konstatuar se Trezhnjeva ka mashtruar me marrjen e një kredie. Sipas vendimit, gjyqtari ka deklaruar se më datë 07.10.2008 është blerë shtëpi banimi, me sipërfaqe totale 143,74 m² në Tiranë. Të ardhurat për këtë banesë janë 50 mijë euro kredi në “Alpha Bank” dhe pjesa tjetër e tërhequr në “BKT” nga depozita e bashkëshortes.

Por më pas është zbuluar se kjo kredi ishte marrë për një shtëpi tjetër në Durrës. “Noteri, Z. T. K., konfirmon se me kontratën e shitjes është blerë pasuria me çmimin e shitjes 17.536.280 lekë, të likuiduara tërësisht nga blerësit, Z. Besim Trezhnjeva dhe bashkëshortja Znj. A. T., në favor të shitësit, Z. L. K., jashtë zyrës noteriale, nëpërmjet “BKT”, sipas dokumentit bashkëngjitur kësaj kontrate.

Nuk është përmendur në asnjë pjesë të kontratës që shuma prej 50.000 eurosh është përfituar me kredi nga “Alpha Bank”, siç subjekti deklaron. Po kështu, nuk ka një dokument bashkëngjitur kontratës nga “BKT”, me të cilin të vërtetohet likuidimi i çmimit të shitjes”, thuhet në vendim.

Pas kërkimit të informacionit nga “BKT”, KPK ka konfirmuar se në datën 08.10.2008 (një ditë pas lidhjes së kontratës) nga llogaria e bashkëshortes, Znj. A. T., kanë kaluar në llogari të shitësit, Z. L. K., shumat prej 986.977 lekësh dhe 10.673.023 lekësh, gjithsej 11.660.000 lekë.

Pjesa tjetër e çmimit të shitjes, prej 5.876.280 lekësh, nuk vërtetohet të jetë paguar te shitësi, Z. L. K., nëpërmjet “BKT” siç subjekti pretendon. Në vendim deklarohet se Trezhnjeva, lidhur me pagimin e pjesës së mbetur të çmimit të shitblerjes dhe burimin financiar për apartamentin, është përdorur kredia prej 50 mijë eurosh. Kjo kredi ishte marrë për një apartament në Durrës, por gjyqtari ka deklaruar se këto veprime janë bërë fiktive për të mundësuar marrjen e kredisë për blerjen e apartamentit në Tiranë.

Verifikim pasurisë së bashkëshortes

Komisioni i vetingut ka kaluar në sitë dhe pasurinë e bashkëshortes së gjyqtarit Trezhnjeva, ku është parë se edhe ajo nuk e justifikon pasurinë. “Subjekti ka deklaruar në deklaratën për veting të ardhura të bashkëshortes, Znj. A. T., për periudhën 2005-2016, në shumën 22.500.000 lekë. Lidhur me shumën prej 11.660.000 lekësh, e cila ka kaluar në llogari të shitësit të pasurisë, Zotit L. K., pas analizës financiare të viteve 2006 dhe 2007, rezulton se bashkëshortja e subjektit nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme të biznesit për të krijuar likuiditetin.

Për këtë likuiditet ILDKPKI-ja ka konstatuar se të ardhurat e deklaruara nga bashkëshortja e subjektit, Znj. A. T., si fitim nga aktiviteti “Farmaci”, për periudhën 2005-2016, janë në shumën prej 12.175.486 lekësh dhe jo 22.500.000 lekë”, thuhet në vendim. Gjatë hetimit administrativ, për të verifikuar këto të ardhura Komisioni mori në shqyrtim dokumentet shkresore te marra nga institucionet kompetente tatimore, si dhe analizoi deklarimet ndër vite të subjektit.

Pas një analize të detajuar financiare, trupa gjykuese konstatoi se të ardhurat neto të Znj. A. T., nga aktiviteti privat si farmaciste, për periudhën 2003-2016, janë 12.844.341 lekë. Po ashtu edhe për vitet 2003 dhe 2004 ka problem me deklarimet.

“Sa më sipër, rezulton se në deklaratën për veting ka deklarim të pasaktë dhe në kundërshtim me nenin 33, pika 5/a, të ligjit nr. 84/2016, të të ardhurave të Znj. A. T., për periudhën 2003-2016, pasi këto të ardhura janë deklaruar në shumën 22.500.000 lekë, ndërkohë që rezulton që ato të kenë qenë në shumën 12.844.341 lekë.

Kontroll vit pas viti të pasurisë

Zotit Trezhnjeva i është bërë një verifikim pasurisë vit pas vitit. Nga analiza financiare për vitin 2008, ka rezultuar se ka mungesë burimi të ligjshëm financiar për të justifikuar pasuritë e krijuara në vitin 2008, në shumën prej 5.727.688 lekësh, parashikuar nga neni 33, pika 5/b, i ligjit nr. 84/2016.

Sipas vendimit, në vitin 2010 dhe 2011, subjekti nuk deklaron dhe nuk rezulton të ketë fituar pronësi mbi pasuri të luajtshme ose të paluajtshme. Nga analiza financiare për këto vite, rezulton se ka shtim likuiditetesh të pajustifikuara në shumën 2.434.953 lekë.

Në vitin 2013 është blerë makinë tip “Benz”, me vlerë 520.000 lekë më datë 13.11.2013. Nga analiza financiare ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit, Z. Besim Trezhnjeva, ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e likuiditetit në shumën prej 447.766 lekë.

Në vitin 2014, subjekti i rivlerësimit, datë 01.10.2014, ka blerë autoveturë, me çmimin 16.000 euro, e deklaruar në deklaratën për veting. Burim krijimi nga shitja e autoveturës 6.800 euro dhe nga pakësimi i depozitës së bashkëshortes, në shumën 1.300.000 lekë. Pas analizës financiare të vitit 2014, rezulton se subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive në vitin 2014, në shumën prej 75.654 lekë. Në fund ndaj tij u vendos shkarkimi.

JA DETAJET E VENDIMIT TË KPK PËR BESIM TREZHNJEVËN
REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në përfundim të hetimeve paraprake administrative në lidhje me pasuritë dhe likuiditetet si më sipër, të kryera sipas neneve 44, 49 dhe 50 të ligjit nr. 84/2016 deri në datën 23.03.2018, për subjektin e rivlerësimit, Z. Besim Trezhnjeva, në deklaratën për vetting, kanë rezultuar:

1. Deklarime të pasakta që vijnë në kundërshtim me nenin 33, pika 5/a, të ligjit nr. 84/2016 në lidhje me:

a. burimin e krijimit të pasurisë (farmaci e bashkëshortes);

b. të ardhurat e bashkëshortes së subjektit nga ushtrimi i aktivitetit privat si farmaciste,

c. likuiditetin në shumën prej 481.341 lekësh në “Raiffeisen Bank” në emër të subjektit,

d. likuiditetet në cash.

2. Mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë në vlerën prej 20.133.368 lekësh, parashikuar nga neni 33, pika 5/b, i ligjit nr. 84/2016.

3. Deklarim i rremë në lidhje me kredinë prej 50.000 eurosh të marrë nga “Alpha Bank”, si pjesë e çmimit të blerjes së pasurisë, pasi kjo nuk është vërtetuar gjatë hetimit administrativ, përkundrazi, është vërtetuar se kjo shumë ka kaluar në llogari të shoqërisë… sh.p.k., parashikuar nga neni 33, pika 5/ç, i ligjit nr. 84/2016.

4. Mosdeklarim i shumës prej 148.226 lekësh, llogari e vajzës, Znj. O. T., pranë “Credins Bank”, e cila edhe pse vlerësohet nga trupa si një shumë jo e konsiderueshme, parashikohet si fshehje pasurie nga neni 33, pika 5/c, e ligjit nr. 84/2016.

5. Në rezultatet paraprake të hetimit është konstatuar gjithashtu se subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë tërë- sisht bashkëpunues me Komisionin gjatë komunikimit elektronik, sipas nenit 46, pika 1, të ligjit nr. 84/2016.

INFORMIMI

Lidhur me pyetësorin e parë të dërguar me email në adresë të subjektit në datën 20.12.2017, Komisioni është njoftuar në rrugë elektronike se email-i është nisur në datën 20.12.2017, ora 4:36:48 PM, dhe është lexuar nga subjekti po në datën 20.12.2017, në orën 5:34:29 PM. Ndërkohë, subjekti ka deklaruar se për pyetësorin e dërguar me email në datën 20.12.20178 jam vënë në dijeni me vonesë, fakt i cili nuk rezulton të jetë i vërtetë.

Nisur nga rezultatet si më sipër, deri në këtë fazë të hetimit administrativ, trupa gjykuese ka vlerësuar se kriteri i pasurisë është i mjaftueshëm për procesin e rivlerësimit të subjektit, referuar nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 84/2016, sipas të cilit vendimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit merret në bazë të një ose disa prej kritereve.

Për këtë arsye, me vendimin nr. 2, datë 19.03.2018, pasi është konstatuar se provat e mbledhura gjatë hetimit paraprak administrativ kanë nivelin e provueshmërisë, trupa gjykuese ka vendosur të ndërpresë hetimin administrativ lidhur me vlerësimin e pasurisë dhe sipas nenit 52 të ligjit nr. 84/2016 i ka kaluar subjektit barrën e provës, duke i vënë në dispozicion rezultatet paraprake të hetimit në lidhje me vlerësimin e pasurisë deri në këtë fazë./SOT