osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A filluan të bien këmbanat

A filluan të bien këmbanat

Bedri Islami

Një masë e dhënë nga drejtësia duhet miratuar dhe nuk duhet të futet hullia e politikës më tej se sa kaq.
Megjithëse nuk u miratua, vetëm pjesërisht, kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që nga dita e sotme, çdo lëvizje e Saimir Tahirit do të jetë e kontrolluar dhe, në mos tjetër, kjo është masa e parë vërtet shtrënguese ndaj tij.

Me sa di unë, ndoshta jam i gabuar, kjo është hera e parë që ndaj një ish ministri dhe ish deputeti, deri para pak ditëve, të merret një masë e tillë, të cilën, askush nuk e di, mund ta pasojnë edhe masa të tjera.
Kanë ndodhur në Shqipëri edhe herë të tjera akte thellësisht të dënueshme, për vepra të ngjashme ose edhe më të rënda, por deri ditën e fundit asnjë nuk është tërhequr nga politika dhe ndaj asnjërit nuk është dhënë një masë e tillë, që më shumë se sa një arrest shtëpiak, është një kambanë, jehonën e së cilës mund ta dëgjojmë më shkoqur në ditët e ardhshme.

Megjithëse të përfshirë deri në akte të rënda të krimit të organizuar, jo vetëm në të tashmen e afërt, por që në fillimet e pluralizmit politik, asnjë ish ministër nuk do të shkojë kështu para një veprimi të ardhshëm.

Megjithatë, edhe një herë, opozita e shikon të gjithë këtë si një lojë të politikës qeverisëse, jo për tjetër, por për të tërhequr vëmendjen nga rasti i ministrit Xhafaj.
Për opozitën nuk ka asnjë shkak tjetër, veçse, duke bërë kurban një ish-ministër, të ruhet ministri aktual.
Deri para pak ditësh gjithçka ishte ndryshe: opozita kishte primare rastin Tahiri dhe as i kishte shkuar mendja tek gjërat e mëvonshme.

Zonja Kryemadhi i bëri thirrje popullit të vendosë drejtësinë. Vetëm përmes popullit, thërret opozita, në dy krahët e saj, mund të shpëtojë drejtësia e kapur nga Edi Rama.
Lus Zotin të mos ndodhë kjo lëvizje, jo se kam dhembje për pushtetarët aktualë të korruptuar, e nuk janë të paktë, por, nëse ndodh një gjë e tillë, vetë ata që e kërkojnë do të bëjnë thirrje për ndalim të lëvizjes së popullit.

Në të vërtetë, në tre dekada, populli duket se ka harruar shumë gjëra.
Nuk është çudi të zgjohet një ditë.
Nëse zgjohet, jam i bindur se, kjo klasë politike ka shumë gjynahe për të larë, ka shumë të pashlyera dhe gjëma që kam bërë e që duhen shpagimin e tyre.

Në kohën që mund të ndodhë kjo lëvizje, jam i bindur se ata që po e thërrasin me kaq afsh, si mjet për të shpëtuar veten, do e ndjejnë më shumë se të tjerët se ku do të godasë vala e zemërimit.
Kujtesa afatshkurtër ndodhet tek opozita. Ajo ka harruar dhe kërkon shpëtimin përmes kurbanit të Saimir Tahirit.

Kujtesa afatgjatë është tek njerëzit e zakonshëm, tek që, në pragun e zgjedhjeve, me qesëndi e quajnë “sovrani”. Dhe nëse sovrani, jo ai i zgjedhjeve, por reali, i përditshmi, lëviz, pak vetë do të gjejnë vend ku të presin një ditë qetësimi.