Të çudit fakti, se si është e mundur, që në çeshtjen Tahiri, Habilaj, Sota, Nazer Seiti është gjithmonë e gatshme gjyqtarja e krimeve të rënda Liljana Baku. Të jetë rastësi, apo falangat e krimit nuk pastrohen lehtë.
Por kush është Liljana:, Gjyqtarja e Krimeve të Rënda që vendosi të caktojë masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për ish-ministrin Tahiri?
Që në fillim, ajo ka gjykuar gjatë hetimeve paraprake çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm.
Gjithashtu, Baku ka pasur në gjykim edhe çështjen e Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i Habilajve dhe i ekstraduar në janar me vendim të Gjykatës së Tiranës. Ajo ka refuzuar lirimin kundrejt garancisë pasurore të Orest Sotës, por ky i fundit e fitoi lirinë në Apel, ashtu sikurse edhe Tahiri rikthimin e pasaportës.
Kujtojmë se Liljana Baku pranoi edhe kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ushtrimin e kontrollit në banesën e Tahirit, në një kohë që prokuroret ishin përballë Kuvendit për autorizimin që do t’u lejonte arrestimin e Tahirit./Ekskluzive