osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zaev rimerr shumicën në parlament: Digjet “Besa” e pabesë! Një tjetër parti shqiptare opozitare i bashkohet koalicionit qeverisës

Zaev rimerr shumicën në parlament: Digjet “Besa” e pabesë! Një tjetër parti shqiptare opozitare i bashkohet koalicionit qeverisës

Kryeministri Zoran Zaev duket se ka siguruar edhe një herë shumicën në parlamentin e Maqedonisë së Veriut për ta vijuar mandatin e tij qeverisës.

Pas largimit të Lëvizjes Besa që pasoi edhe një mocion mosbesimi të dështuar në Kuvend u krijua një situatë e paqartë e mbështetjes së qeverisë.

Por mbrëmjen e së shtunës, partia shqiptare “Alternativa” e drejtuar nga Afrim Gashi zhvilloi një mbledhje të strukturave dhe ra dakord që nga opozita t’i bashkohet qeverisë.

“Kuvendi Qendror i Alternativës me shumicë votash vendosi që Alternativa t’i bashkohet shumicës parlamentare dhe qeverisë aktuale. Është këtu momenti historik i hapjes së negociatave për aderim në BE dhe mbyllja e kontestit me Bullgarinë, që janë jo vetëm synime historike shtetërore, por edhe shqiptare, sepse në këtë mënyrë, bashkë me vendin tonë, i hapet rruga e integrimit dhe stabilitetit mbarë rajonit”.

Alternativa ka 4 deputetë dhe bashkë me deputetin rebel të lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, mazhoranca qeverisëse arrin në 65 deputetë, 4 më shumë se shumica e thjeshtë në Kuvend. Alternativa pritet të përfaqësohet në nivel ministrish në kabinet, por kjo do të përcaktohet nga negociatat mes Zaev dhe Gashit.

Përveç LSDM-së dhe Alterantivës, pjesë e qeverisë janë edhe BDI-ja e Ali Ahmetit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit. Pas dështimit të mocionit të mosbesimit VMRO-DPMNE ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.