Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas lajmit se ish-kryeministri Sali Berisha po planifikon ta mbajë Kuvendin e datës 11 dhjetor në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.
Romeo Kara paralajmëron se Berisha si kampion i egoizmit, armiqësisë ndaj të mirës, popullit dhe vendit të tij, po i tillë do të dalë edhe nga stadiumi dhe politika.
“E nisi me Foltore, te cilen pa si te vetmen shpetimtare te tij dhe e konsideroi te shenjte si Faltore, por e bitisi si gjithnjë me kercenime dhe baltosje në Baltore.
Kampion i egoizmit, hipokrizise dhe armiqesise ndaj se mires, popullit dhe vendit te tij.
I tille do te dale nga stadiumi dhe politika.”, shkruan Romeo Kara.