SPAK prokuroria e posaçme antikorrupsion ka dhënë pretencën për të akuzuarit lidhur me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
Siç bën me dije gazetari Ermal Vija organi i akuzës ka kërkuar që të gjithë të dënohen me nga 1.6 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar 1 vit burg pra sa koha e paraburgimit.
Të akuzuar për këtë çështje janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Brendshme: Edlira Naqellari , Flutura Cerkezi , Ani Omuri, Klevis Hasani , Kreshnik Bejkaj , Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, Anisa Bogdani dhe Aurora Mulla.
Gjithashtu prokuroria ka kërkuar si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare.