Ylli Manjani ka komentuar çështjen “Yaris” , ku shkruan se refuzimi i Lulzim Bashës për të dëshmuar tregon frikë
Postimi i Ylli Manjanit
Halli i radhës “Yaris” .
Refuzimi për të dëshmuar tregon frikë. Se nga çfarë ka frikë Lulzim Basha të tregojë para drejtësisë rrethanat e një denoncimi krejt të panatyrshëm për një njeri që merret me politike, Ai e di.
Por qartësisht ka frikë!
Ndërkohë si ka mundësi që Luli vijon të mbetet politikani që gjendet rregullisht në dyert e prokurorisë më shumë se çdo politikan tjetër në vend?!
I akuzuar dy herë me akuza konkrete nga drejtësia jonë. Tashmë gjendet i përfshirë edhe histori parash edhe jashtë shteti, USA e Belgjikë.
Përse vetëm ky gjendet gjithmonë në kësi ngjarjes?! Ky që është kundër krimit e oligarkëve medemek…!
Dhe në në fund, kujt i duhet PD më shumë se Lulit për mburojë?! Ndoshta përgjigja e kësaj pyetje sqaron kapjen me thonj që i ka bërë karrikes së kryetarit të PD…!
Në fakt PD ka qenë gjithmonë alibia dhe mburoja e Tij ndaj të gjitha akuzave dhe çështjeve hetimore ndaj tij. Padyshim bashkë me PD edhe Berisha…
PD dhe Berisha e mësuan keq tjetrin duke e mbështetur e mbrojtur në çdo situatë. Ndaj Ai flet me kompetencë për “përdorim të partisë për halle personale”. Ja ka pa hajrin PD.
Dukshëm fare!
Tani i duket se e meriton përjetë mbrojtjen politike.
Çështja është se Ai atë dëshmi para prokurorit belg do ta japë, me hir apo pahir. Në karriken e kryetarit ose jo, atë dëshmi do ta japë me një këmbë. Si Çeço.
Nuk ka asnjë rrugë tjetër.
E këshilloj që kur ta japë të thojë vërtetën se ata nuk i ndahen. Nuk është si Nick Muzini ky rast… Dukshëm është tjetër gjë.
As zonja Kim nuk ka ç’ti bëjë.
Si gjithmonë i çon punët pa alternativa. Ndaj dhe thotë “skisha rrugë tjetër”… Po këtë radhë e ka direkt për bythë të vet.
Ah, ndërkohë do të duhet t’i kërkojë falje edhe Taulantit…
Dhe ne prisnim që ky të na bënte rrotacion!!! Ne paskemi qenë më rrota se vetë rrota!